Nis eksporti i energjisë në Greqi dhe Kosovë
02/04/2009 Këtë muaj
Korporata Elektroenergjetike ka nisur eksportin e dritave në Kosovë dhe Greqi. Shitja e energjisë do të bëhet gjatë këtij muaji, gjë që do të thotë se vendi do të furnizohet me energji nga prodhimi vendas. Sipas drejtorit të Divizionit të Prodhimit në KESH, Muharrem Stojku, eksporti i energjisë në këto dy shtete është bërë në bazë të kontratave të shitjes mes KESH-in dhe kompanisë shtetërore të Greqisë dhe KEK-ut në Kosovë. Kështu, gjatë këtij muaji eksporti në total kap një shifër prej 66 milionë kilovat orësh. “Eksporti i energjisë do të zgjasë nga data 1-30 prill dhe sasia e energjisë që do të eksportohet është 2.2 milionë kilovat/orë në ditë, kryesisht gjatë orëve të paradites”, - tha Stojku. Eksporti i energjisë u favorizua nga përmirësimi i ndjeshëm i situatës hidrike në vend për shkak të reshjeve të bollshme apo shkrirja e dëborës. “KESH-i do të kryejë gjatë muajit prill edhe shkëmbime të energjisë elektrike me Kosovën, konsumi i së cilës kap shifrën 17.5-18 milionë kilovat/orë në ditë”, - tha Stojku. Të ardhurat që do të sigurohen nga shitja e energjisë elektrike do të përdoren për të përmirësuar situatën financiare të korporatës. Korporata ka eksportuar gjatë këtij viti energji elektrike në Greqi rreth 40 ditë duke filluar nga data 22 janar. Ndërkaq konsumi ditor ditët e fundit ka rënë në 17.9 milionë kilovat orë në ditë.
Prurjet
Kjo situatë është favorizuar nga shtimi i prurjeve që llogariten në 700 m3/sek në liqenin e Fierzës, i cili ka arritur në nivelin prej 293.7 metra. Prurjet në liqenin e Komanit janë rritur gjithashtu në 170 m3/sek, ndërsa niveli i liqenit është 172.7 metra, kurse në Vaun e Dejës prurjet janë 70 m3/sek dhe niveli i ujit ka arritur 74.3 metra.