Banorët e Orikumit protestë para bashkisë
VLORE - Banorët e Orikumit që kanë përfituar tokë me ligjin 7501 protestuar dje para bashkisë. Kjo bëhet sipas tyre jo vetëm në vijim të problemit të pronave të tyre, por edhe për t’i kujtuar kryeministrit se deklaratat dhe premtimet duhet t’i bëjë realitet. Protestuesit kërkuan që të njihet sa më shpejt ligji dhe bashkia të mos japë më leje ndërtimi në këtë zonë pa u zgjidhur problemi përfundimisht. “Kryetari i bashkisë duhet të bashkëpunojë me shoqatën e mbrojtjes së tokave bujqësore në Orikum, Radhimë, Tragjas dhe Dukat dhe të shikohet me përparësi zgjidhja jonë”, u shprehën banorët. Protesta e tyre vjen dy ditë pas deklaratës së Berishës, i cili i garantoi banorët se do t’i marrin pronat e tyre dhe se ai është njeri që i mban premtimet që bën. Protesta e djeshme ishte paqësore, pa asnjë incident. q.b