E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, zjarri djeg shtëpinë e pleqve

 

GJIROKASTER - Gazi shkakton djegien e një banese në një fshat të largët në Gjirokastër. Banesa e Jorgo Zikos në fshatin Llovinë në Komunën e Dropullit të Sipërm në rrethin e Gjirokastrës, është shkrumbuar brenda pak minutave dhe për këtë fajtore ishte e shoqja e të moshuarit pasi nuk u tregua e kujdesshme në mbylljen e plotë të rubinetit të furnelës me gaz. Ka qenë ora 10:00 kur u dukën flakët e para të zjarrit në fshatin malor i cili mban 24 km nga Gjirokastra. Në vendngjarje forcat zjarrfikëse së bashku me dy bote uji për të shuar flakët, kanë shkuar me vonesë dhe kjo bëri që puna e tyre të ishte jo e efektshme pasi banesa u përpi e tëra nga flakët e zjarrit. Dëmi sipas të moshuarit ka qenë edhe më i madh pasi brenda në shtëpi, ndodheshin të depozituara në jastëkun e plakut 5 mijë euro të cilat i kishte mbledhur nga shitja e disa bagëtive në qytet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›