E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha inauguroi ujësjellësin dhe Qendrën Komunitare në komunën Topojë

Në vazhdim të vizitës në qarkun e Fierit, Kryeministri Berisha mori pjesë në inaugurimin e ujësjellësit të fshatrave Shën Pjeter dhe Grykë, të komunës Topojë. Ujësjellësi i ri, një bashkëfinancim i Fondit Shqiptar për Zhvillim dhe komunës Topojë, ka një vlerë prej 14 milionë lekë dhe furnizon me ujë pandërprerë 4000 banorët e kësaj komune. Me këtë ujësjellës realizohet investimi i rrjetit të ujësjellësve të nëntë fshatrave të komunës Topojë.

Kryeministri Berisha duke vënë në dukje zhvillimin e qëndrueshëm të kësaj zone, siguroi kryetarin e Komunës së Topojës se qeveria është e vendosur të financojë të gjitha projektet e kësaj komune, dhe komunave të tjera të këtij rrethi, për ngritjen dhe modernizimin e infrastrukturës që lehtëson dhe përmirëson jetën banorëve.

Më pas, Kryeministri Berisha mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Qendrës Komunitare në komunën Topojë. Ndërtimi i qendrës është bashkëfinancim i Fondit Shqiptar për Zhvillim dhe Komunës Topojë, me vlerë rreth 14 milionë lekë, dhe përmban mjedise ç’lodhëse moderne, sallë interneti, qendra trajnimi dhe mjedise të ndryshme argëtimi.

Kryeministri Berisha u shpreh se kjo është një qendër model dhe falënderoi Kryetarin e Komunës ndërtimin e qendre të tillë, funksionale për banorët e kësaj komune. Kryeministri u shpreh se komunat dhe bashkitë e vendit po zhvillohen gjithnjë e më shumë dhe po pajisen me infrastrukturë moderne dhe mjete moderne komunikimi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›