E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minatorët, protestë për kthimin në galeri

• BULQIZE – Minatorët e larguar nga firma private e shfrytëzimit të kromit në Bulqizës kanë vijuar dje paradite protestën e nisur në fillim të javës.

 Në afërsi të minierave ku kanë punuar prej vitesh, në zonën D, 74 punëtorë janë grumbulluar dhe kanë kërkuar zgjidhjen e kërkesave të bëra tashmë publike. Një javë më parë ata u larguan nga puna sepse minierat ku punonin u privatizuan, por ministri Genc Ruli pohoi se, minatorët e larguar nga puna nga firmat private do të punësoheshin nga firma ruso-austriake. Mirëpo as urdhri i Rulit për bllokimin e punës në minierat private nuk është zbatuar dhe as minatorët e larguar nga këto firma nuk janë sistemuar në punë. Ata janë detyruar dje t’u rikthehen protestave dhe të kërkojnë ndërhyrjen urgjente të strukturave shtetërore për të ndalur abuzimet me privatizimin e minierave të kromit. Minatorët e Bulqizës thonë se, i janë drejtuar Prokurorisë së rrethit gjyqësor Dibër dhe kanë kërkuar nisjen e hetimeve në lidhje me privatizimin e minierave.      e.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›