Vetëvaret 20-vjeçarja, nga depresioni
• LUSHNJE – Një 20-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Çermë Prosk të rrethit të Lushnjës mesditën e djeshme.
Burime zyrtare të policisë pohuan se Eva Patosi ka gjetur vdekjen, pasi është vetëflijuar në ambientet e shtëpisë së saj. Të parët që e kanë gjetur ishin familjarët e saj, të cilët kanë nxituar ta dërgojnë në spitalin e qytetit për ta shpëtuar nga vdekja. Por, sipas mjekëve, vajza kishte ndërruar jetë. Nga hetimet e para, 20-vjeçarja e ka kryer vetëflijimin në kushtet e depresionit. Familja e saj, e përbërë nga prindërit e tre vajza jetonte në kushte të rënda ekonomike. Po dje në Sarandë, një 18-vjeçare tentoi vetëvrasjen, duke u helmuar me një kokërr fostoksinë, por mundi të shpëtonte pas ndërhyrjes së shpejtë mjekësore. Kjo e fundit, pas përmirësimit u largua nga spitali pa dijeni e mjekëve, duke tentuar që ngjarja të mos merrej vesh nga familja e saj. m.r/sh.d