Studentët në protestë: Të paguhemi për praktikën
Studentët e Mjekësisë në kryeqytet protestojnë për heqjen e pagesës së praktikës, prej 20 mijë lekësh, duke kërkuar edhe njëherë që të paguhen specializantët.
Në Ditën Ndërkombëtare të Studentëve, ata kanë organizuar një protestë në para ambienteve të Fakultetit të Mjekësisë, duke kërkuar që MASH të rishikojë vendim për profesionet e rregulluara. “Kërkojmë që pas diplomimit të paguhemi për periudhën e praktikës, si çdo kolegu ynë në botë”, - shprehet një protestuese. Ndërsa një student tjetër shton: “Në një ditë janë mbledhur 2 mijë firma studentësh. Të gjitha me një funksion, mosnëpërkëmbjen e studentit nga këta pushtetarë. Zoti ministër, ju kujtoj se mosha minimale nga e cila ne dalim nga ky fakultet është 24-vjeç. Nëse do të bëni një llogari të thjeshtë matematike, duke i shtuar të gjithë andrallat që përcaktohen në ligjet e shtetit tonë, që ju i modifikoni dita-ditës, me hallakatjet e stazheve, provimet e shtetit, akordimin e kuotave të specializimit dhe vitet e vetë specializimit, i bie që të dalim në punë jo më herët se 33 vjeç”.