E Diel, 1 Nëntor 2026

“Banorët panë vrasësit, por kanë frikë të tregojnë”

17/02/2005  Shoqërohen 10 persona, asnjë emër autori të masakrës në familjen Xhaka

SHKODËR - Frika dhe paniku mbizotëron prej disa ditësh në lagjen "Guerile" pas masakrës së ndodhur në banesën e Brahim Xhakës, ku u vra një grua, u plagos një tjetër, si edhe një fëmi.

Xhemalia me dy shoqet e saj, që banojnë në rrugën ku ndodhi ngjarja, tregojnë se e kishin marrë vesh tragjedinë vetëm kur kishin dëgjuar sirenat e policisë.

Për sa i përket faktit se mund të ketë ndonjë dëshmitarë që të ketë njohur autorët, banorët e lagjes nuk e mohojnë, porse ata nga frika e pasiguria nuk pranojnë të tregojnë.

Rreth mesditës së djeshme, duke parë se gjendja shëndetësore e të plagosurës Shpresa Xhaka është përmirësuar, ajo u transportua për në Spitalin Ushtarak të Tiranës në mënyrë që t’i nënshtrohet një mjekimi më të kualifikuar dhe më pas të shihet mundësia edhe e dërgimit jashtë shtetit. Ndërsa i biri i saj, i plagosur edhe ai, Fatlindi, ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Shkodrës.

Ndërkohë burime të policisë lokale, bëjnë të ditur se janë shoqëruar më se 10 persona për t’u pyetur rreth tragjedisë që ndodhi në familjen Xhaka, por ende nuk është arritur të identifikohen dhe të kapen autorët e këtij krimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›