E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vetëvaret në shtyllë nga depresioni 47-vjeçari

17/02/2005  KORÇË - Një 47-vjeçar ka vendosur t’i japë fund jetës, duke u vetëvarur. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në rrethin e Devollit. Sipas burimeve zyrtare të policisë së këtij qyteti, mësohet se viktima më e fundit e një vetëvrasjeje quhet Suat Spaho. Po sipas të njëjtave burimeve, 47-vjeçari është gjetur dje i varur në një shtyllë të tensionit të lartë në fshatin Ecmenikë, në afërsi të Bitinckës. Menjëherë pas gjetjes së trupit pa jetë, në vendngjarje ka shkuar një grup hetimor. Ekspertët, pas hetimeve paraprake, duke marrë në pyetje familjarë dhe të njohur të Suat Spahos kanë arritur në konkluzionin se shkaku i vetëvarjes së këtij shtetasi mund të ketë qenë gjendja e thellë depresive, në të cilin ndodhej prej kohësh viktima.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›