E Diel, 1 Nëntor 2026

Vodhi në bashkëpunim,arrestohet një person

17/02/2005  SARANDE - Në prangat e bluve të qytetit bregdetar, sipas informacioneve policore, ka rënë dje shtetasi Mentor Bejko, lindur dhe banues në fshatin Gjashtë, të rrethit të Sarandës. Ai akuzohet për vjedhjen e një shtëpie banimi në fshatin Muzinë të këtij rrethi, në muajin tetor të vitit 2004. Vepra penale e mësipërme është kryer në bashkëpunim me persona të tjerë, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur për arsye hetimi nga organet përkatëse. Vjedhja e banesave kohët e fundit në fshatrat e rretheve të Sarandës dhe Delvinës është kthyer në një problem për komunitetin e kësaj zone. Synimi kryesor i grabitësve janë në shumicën e rasteve shtëpitë ku familjet janë larguar për emigracion në Greqi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›