Gjendet i masakruar nga një makinë 25-vjeçari
17/02/2005 LUSHNJE - Është gjetur i vdekur në një rrugë të qytetit të
Lushnjës, trupi i një 25-vjeçari nga fshati Karbunarë i
këtij rrethi. Burimet policore nga qyteti lushnjar, bëjnë të ditur se rreth orës 04.30 të ditës së djeshme, një qytetar, i
cili udhëtonte me automjetin e tij në këtë orë, ka parë në rrugën kryesore të qytetit, pranë muzeut në lagjen "Kongresi", një njeri të shtrirë përdhe. Ai ka njoftuar policinë, e cila ka mundur që të bëjë dhe identifikimin e viktimës, Edmond Mullaj. Vdekja e tij është shkaktuar nga një aksident automobilistik nga përplasja me një automjet. Në orët e mesdrekës, mësohet se policia e Lushnjës ka mundur të identifikojë autorin, emri i të cilit për efekt hetimi mbahet sekret deri në kapjen e tij. I. Mërtiri