Fondi i lumit kalon për asfaltim rrugësh
17/02/2005 Mungon projekti për riaftësimin e argjintaturës së lumit Osum
BERAT - Janë realizuar vetëm 8.7% të fondit të akorduar nga Ministria e Rregullimit të Teritorit dhe Turizmit për riaftësimin e argjintaturës të lumit Osum, e cila ka nisur të ndërtohet prej vitit 2000. Sipas burimeve nga Bashkia e Beratit, nga kjo ministri janë akorduar 470 milionë lekë, por mungesa e projektit të plotë për riaftësimin e argjinaturës të lumit Osum, ka mundësuar vetëm realizimin e këtij objekti, në vlerën e 22 milionë lekëve që kundrejt totalit është vetëm 8.7% e tij. Sipas të njëjtave burime, kjo vështirëson realizimin e projektit në kohë po të merret në konsideratë ndryshimi që pëson shtrati i lumit Osum nga viti në vit. Vlera e plotë e akorduar nga Ministria e Rregullim Territorit ka qenë 252 milionë lekë të reja në total, në vitin 2000 është akorduar një fond prej 7 milionë lekë dhe në vitin 2001 një tjetër fond prej 15 milionë lekë të realizuara në dy projekte, që së bashku kapin shifrën e 22 milionë lekëve. Me këto fonde ka filluar edhe puna e realizimit të projektit për riaftësimin e argjinaturës të lumit Osum që në shumë raste është bërë tepër shqetësues për përmbytjen e qytetit, duke i sjell miliona lekë dëme si në vitin 2002. Nisur nga përmbytjet dhe nga puna e lënë pagjysmë në vitin 2003, po kjo ministri i akordoi Bashkisë një fond prej 12 milionë lekësh për të vazhduar projektin e riaftësimit të argjinaturës të lumit, fond i cili nuk u realizua për shkak të mungesës së projekt-preventimit të plotë që, sipas burimeve të bashkisë, duhej të dërgohej në bashki nga Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës- Kanalizimeve pranë MRRTT, për këtë arsye, që fondi të mos digjej, bashkia e kaloi për realizimin e objektit të sistemim-asfaltimit të rrugës Babë Dudë – Mulliri i Xhamos.