E Diel, 1 Nëntor 2026

Bora bllokon Qafën e Llogarasë

17/02/2005  Rikthehen reshjet, rikthehen problemet në rrugë

VLORË – Përkeqësimi sërish i kohës, ka rikthyer edhe problemet në trafikun rrugor e pikërisht në majën më të lartë rrugore, atë të Llogarasë, të zbardhur nga bora. Sipas njërit prej ofecerëve të policisë rrugore, mësohet se falë një bashkëpunimi të shpejtë me ndërmarrejn e Rruga-Urës është bërë e mundur zhbllokimi i rrugës me mjete si dhe hedhja në rrugë të kripës, e cila do të ndihmojë në shkrirjen e akujve e borës që është formuar gjatë natës së djeshme. Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë problem në trafikun apo aksidente, por policia rrugore ka vendosur patrulla në këtë segment rrugor, duke u kërkuar shofervëe vendosjen e zinxhirëve përkatës. Pengesë për këtë trafik është bërë edhe rrëshqijta e një masivi dheu në pikën e Llogarasë aty ku kryhen punimet e ndërtimit të rrugës së re nga një firmë private. Rruga e bllokuar nga rënia e dheut është pastruar nga fadromat e vetë firmës për një periudhë kohe prej 1 orë. Trafiku në këtë segment është bllokuar për 2-3 orë dhe shoferët janë porositur që pas orës 18 të mos qarkullojnë, pasi meteorologët kanë parashikuar rënie dëbore. Drejtori i Rruga-Urës, Aleksandër Probi, pohon se është një situatë e paparashikur për rrethin e Vlorës, pasi ngrica të tilla të tejzgjatura, nuk kanë ndodhur prej vitesh në qytetin bregdetar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›