Në pranga “policët”, tentuan të grabisnin

17/02/2005 Arrestohet punonjësi i policisë dhe bashkëpunëtori i tij për vjedhje me armë
SHKODËR – Kanë tentuar të grabisin në një “skenar” të denjë filmi, të maskuar si policë, me armë dhe radio, por kanë përfunduar në pranga. Një efektiv policie dhe një 20-vjeçar janë arrestuar dje, për tentativë vjedhjeje dhe dhunë në bashkëpunim. Ndoc Zojza, polic rendi dhe Sokol Prroi, janë prangosur mbrëmë në flagrancë nga forcat e policisë së komisariatit të Shkodrës. Një arsenal armësh dhe municionesh janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Aksioni
Sipas burimeve zyrtare të policisë së qytetit të Shkodrës, mësohet se dje aksioni ka filluar pas një informacioni të marrë në rrugë operative rreth orës 12.40, se dy shtetas që ishin në një makinë tip “Golf Volksvagen”, me targa të huaja, të armatosur dhe të pajisur me radio policie, po tentonin të grabisnin qytetarët në vendin e quajtur “Arra e Madhe” në periferi të qytetit, në afërsi të stacionit të trenit. Menjëherë pas marrjes së informacionit, forca policore janë nisur në drejtim të vendit ku po ndodhnin grabitjet. Gjatë rrugës, ata janë përballur me makinën tip “Golf”, brenda së cilës ka qenë shtetasi Sokol Prroi. Pas ndalimit të mjetit dhe kontrollit që është ushtruar, janë gjetur një armë automatike, një granatë si dhe dy radio policie. Verifikimi i mëtejshëm i makinës ka çuar dhe në identifikimin e punonjësit të policisë, Ndoc Zojza.
Arrestimet
Sipas burimeve zyrtare të policisë së komisariatit të Shkodrës, pas gjetjes së pronësisë së makinës me targa të huaja, është bërë kontroll dhe në banesën e policit të rendit. Gjatë kontrollit të ushtruar, blutë janë përballur me një arsenal armësh që kanë gjetur në shtëpinë e kolegut. Një armë automatike, një pushkë, disa granata, fishekë dhe pjesë të ndryshme makinash, që dyshohet se mund të jenë të vjedhura, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Pas identifikimit të punonjësit të policisë, ka filluar hetimin dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm. Gjithsesi, në orët e mbrëmjes së djeshme janë prerë fletët e arrestit për 20-vjeçarin Sokol Prroi, banues në lagjen “Mark Lula”, si dhe për punonjësin e policisë, Ndoc Zojza.
Hysni Elezi dhe Kolë Toma, akuzohen për “neglizhencë në detyrë”
Gjykata lë të lirë kryegardianët e Shkodrës
SHKODËR - Lirohen të ndaluarit e tri ditëve më parë rreth ngjarjes së arratisjes së tre të burgosurve nga Komisariati i Shkodrës. Kryeinspektori Hysni Elezi, komandant i togës së ruajtjes së dhomave të paraburgimit si dhe Kolë Toma, përgjegjës i dhomave të paraburgimit, janë lënë të lirë dje, pas një seance të shkurtër gjyqësore për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj tyre.
Franceska Lekovi ka qenë prokurorja ushtarake, që i ka kërkuar trupit gjykues masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”, sepse këta punonjës policie kanë neglizhuar në kryerjen e detyrës, duke mos kontrolluar futjen në ambientet e paraburgimit të sendeve të kundraligjshme si telefonë celularë, karikues, radio etj., sende këto të gjetura pas kontrollit të ushtruar në dhomat e paraburgimit.
Nga ana tjetër, avokatët mbrojtës të tyre, Bujar Hoti dhe Isuf Lika, kanë kërkuar lirimin dhe pushimin e kësaj çështjeje, sepse nuk ka pasur asnjë provë për implikimin e këtyre policëve në arratisjen e të burgosurve dhe në futjen e sendeve të kundraligjshme.
Në përfundim, trupi gjykues, i mbështetur nga hetimet e prokurores, i ka lënë të lirë të dy të ndaluarit, duke vendosur masën e sigurisë për ta me “detyrim për paraqitje”.