E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banorët peticion për guroret

 

URA VAJGURORE - Banorët e fshatit Kondesbaltë në Urën Vajgurore i kanë bërë një peticion bashkisë për rrezikun që iu kanoset nga guroret. Pak ditë më parë, ata sinjalizuan policinë për një sasi të konsiderueshme ure të përzier me nitrat që do të shpërthente. Policia shkoi në vend dhe shoqëroi poseduesit, që do e shpërthenin atë njëherazi në një gurore, afër shtëpive. Por kur u duk se situata u zgjidh, pak ditë më pas, shpërthimi në gurore u krye. Sipas kryeplakut të fshatit Kondesbaltë, Bardh Danushi, sasia e lëndës plasëse ka dëmtuar disa shtëpi. Mësohet se 10 banesa që janë ndodhur më afër gurores kanë pësuar çarje të mureve, dëmtime të tjegullave, dritareve etj. Por dëmtime më të vogla kanë marrë edhe disa shtëpi të tjera. Banorët shprehen se nëse situata do të vijojë në të njëjtën mënyrë, atëherë shtëpitë e tyre do të shkatërrohen. Gjithashtu, ata paralajmërojnë se shpërthimet po u vënë në rrezik edhe jetën. d.xh

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›