E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gërdeci, dëmi 22 mln lekë në 24 banesa

 

TIRANE – Prokuroria e Tiranës tha se do t’u komunikojë akuzat e “shpërdorimit të detyrës” dhe “falsifikimit të të dhënave” pesë ekspertëve që vlerësuan dëmet e shkaktuara nga tragjedia e Gërdecit. Sipas burimeve zyrtare të organit të akuzës, mësohet se pak ditë më parë, specialistët e thirrur në ndihmë të hetimit kanë dorëzuar raportin e tyre, ku shprehen se në 24 banesa të dëmtuara nga shpërthimi i Gërdecit, shuma e mbivlerësimit të dëmeve ka qenë 22 milionë lekë të reja. Sipas hetimeve të prokurorisë, ekspertët që kanë mbivlerësuar dëmet dyshohet se i kanë shfrytëzuar shifrat me qëllim që të përfitonin personalisht diferencën mes dëmit të vërtetë dhe faturave të ekzagjeruara që ata kanë nënshkruar. Prokuroria tha se mbivlerësim i dëmeve është bërë në mbi 70 banesa të zonës së Gërdecit, por në 24 prej tyre është zhvilluar një rieskpertim i ri, ku është përcaktuar se shumat e dëmeve kanë qenë më të vogla sesa fatura e nxjerrë nga ekspertët që bënë vlerësimin e parë. Fryrja e shifrave të dëmit llogaritet t’i ketë shkaktuar shtetit një dëm prej 60 milionë lekësh të reja, pasi fondet nga buxheti i shtetit për familjet e dëmtuara u shpërndanë në varësi të raportit të parë të ekspertëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›