E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banorët protesta për shpronësimet



Banorë të fshatit Thumanë të Krujës bllokuan dje për një orë rrugën nacionale Fushë Krujë–Mamurras, duke mos lejuar lëvizjen e mjeteve në këtë aks. Shkak për këtë sipas banorëve është shifra e ulët e vlerësuar për shtëpitë që do t’u shemben, me qëllim zgjerimin e autostradës. Protestuesit thanë se qeveria ka vlerësuar nën kosto banesat e tyre dhe me paratë e akorduara nuk mund të ndërtojnë as gjysmën e një shtëpie. Kjo është hera e dytë e një proteste për vlerën e kompensimit, ndërsa paralajmërojnë vazhdimin e reagimit publik derisa të caktohet një çmim bazuar në tregun e sotëm. Po dje, në komunën Frakull të Fierit protestuan rreth 100 banorë, duke bllokuar punimet që po kryhen për ndërtimin e autostradës Levan-Tepelenë. Ata ankohen se nuk janë paguar ende për tokën e shpronësuar, e cila i ka shërbyer investimit. r.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›