Banorët të protestojnë, t‘i kalojnë ujësjellësin bashkisë
Kryebashkiaku Edi Rama ka inspektuar punimet që po kryhen për ndërtimin e kanalit në rrugën "Hazbi Serrani", zona përballë kombinatit të drurit "Misto Mame".
"Këtë gangrenë e operuam, në mungesë të plotë të vëmendjes së qeverisë që del në televizor për të bërë shfaqje firmash për vepra të mëdha kanalizimesh dhe që kurrë nuk u kujtua të vijë e të bëjë këtë kanalizim, që e bëri këtë lagje të pajetueshme", tha kryetari i bashkisë, Edi Rama. Sipas tij, bashkia është në proces të përfundimit të këtij kanalizimi, i cili zgjidh problemin e një lagjeje të tërë dhe ndërkohë, për sa i takon ujit të pijshëm, kjo është një tjetër arsye se pse të gjithë banorët e Tiranës duhet të protestojnë dhe të kërkojnë, që më në fund uji i pijshëm t‘i kalojë Bashkisë. "Bashkia të jetë përgjegjëse karshi qytetarëve, sepse duke e mbajtur peng qeveria, qeveria s‘përgjigjet, qytetarët s‘kanë ujë dhe bashkia nuk është në gjendje të bëjë atë që mund ta bëjë fare lehtë dhe fare mirë, në rast se i jepet mundësia për ta bërë", ka sqaruar Rama. Nisur nga kërkesat e shumta të banorëve të zonës, Bashkia e Tiranës planifikoi në buxhetin e vitit 2009, projektimin dhe fillimin e ndërtimit të këtij kanali, për të cilin po punohet intensivisht deri në përfundimin e tij. Një vlerë prej 47.531.799 lekësh nga të ardhurat e Bashkisë së Tiranës është vënë në dispozicion të këtij projekti.