Qeveria miraton hapjen e programeve të doktoraturës
Qeveria ka miratuar dje hapjen e programeve të studimeve, të ciklit të tretë, të disa programeve të doktoratave. Konkretisht është miratuar programi: Doktoratë në "Shkenca gjuhësore", në përfundim të së cilës lëshohet diploma për gradën shkencore "Doktor (Dr), në Shkenca Gjuhësore", Doktoratë në "Letërsi botërore", në përfundim të së cilës lëshohet diploma për gradën shkencore "Doktor (Dr) në Letërsi Botërore".
Është miratuar hapja e programeve në shkencat natyrore të: Doktoraturës në "Fizikë", në përfundim të së cilës lëshohet diploma për gradën shkencore "Doktor (Dr), në Fizikë";
Doktoratë në "Analiza kimike e lëndës dhe mjedisit", në përfundim të së cilës lëshohet diploma për gradën shkencore "Doktor (Dr) në
Analiza Kimike të Lëndës dhe Mjedisit".
Lista e plotë e programeve të miratuara ndodhet pranë adresës së Këshillit të Ministrave. Ndërkaq, për çdo program studimi, 10% e kuotave të mësipërme, caktohet për kandidatët nga trojet shqiptare jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë dhe administrohet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, sipas kërkesave të institucioneve përkatëse zyrtare të këtyre trojeve.
Tarifa e shkollimit është 200 mijë lekë dhe likuidohet për çdo vit të kohëzgjatjes normale, në këste të caktuara nga fakulteti përkatës. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti vjetor i Universitetit të Tiranës. Po ashtu dje qeveria ka miratuar disa programe për "master të nivelit të dytë". Programet e studimit "Master i nivelit të dytë" realizohen me 60 kredite dhe kohëzgjatja normale është një vit. Këto programe studimi ta fillojnë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2009-2010. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti vjetor i Universitetit të Tiranës