E Shtunë, 31 Tetor 2026

Punësimi, Ministria e Punës: Zbatoni kuotat gjinore

Zëvendësministrja e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Filloreta Kodra, zhvilloi dje një takim me përfaqësuesit e organizatave që ushtrojnë aktivitetin në fushën e barazisë gjinore. Në fillim të takimit, zv/ministrja e Punës u shpreh se ka ndjekur në vazhdimësi rezultatet e punës së lëvizjes së grave në 20 vjet për barazi gjinore në shoqëri.

"Por, arritjet e deritanishme janë vetëm fillimi në rrugën për realizimin e objektivit të përbashkët, u shpreh Kodra. Shqipëria tashmë ka shumë gra të afta, të cilat duhet të marrin vendin që meritojnë në shoqëri". Më tej, zv/ministrja Kodra u ndal tek arritjet e deritanishme në fushën e barazisë gjinore, duke theksuar procesin e hartimit dhe miratimit të ligjit për barazinë gjinore në shoqëri dhe akteve nënligjore, përfshirjen e kuotave gjinore në të gjitha nivelet, vendosjen për herë të parë të nëpunësve gjinorë në institucionet qendrore dhe vendore. Zv/ministrja kërkoi nga përfaqësuesit e shoqërisë civile që diskutimet e tyre të përqendroheshin në prioritet e përbashkëta për të ardhmen në fushën e barazisë gjinore dhe të hapave konkretë që duhet të hidhen nga institucionet shtetërore, veçanërisht Ministria e Punës për të realizuar objektivat e vendosura.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›