Deficiti i buxhetit ndalohet në shtator
Të ardhurat e buxhetit të shtetit shënuan një deficit prej 3.8 miliardë lekësh gjatë muajit shtator, por edhe shpenzimet mujore u reduktuan në të njëjtën masë, gjë që solli mosarritjen e mëtejshme të deficitit buxhetor. Lajmi bëhet i ditur nga të dhënat e Ministrisë së Financave. Të ardhurat për nëntëmujorin 2009 qenë 221.3 miliardë lekë, (rreth 1.65 miliardë euro) ndërkohë që shpenzimet arritën në 268.7 miliardë lekë, (rreth 2.05 miliardë euro). Të ardhurat ishin 5.9 për qind më të larta se nëntëmujori i vitit 2008, ndërkohë që shpenzimet qenë 23.6 për qind më të larta. Deficiti buxhetor i këtij viti mbeti i pandryshuar në 47.4 miliardë lekë. Kjo gjë i lejoi qeverisë të reduktojë financimin e deficitit me borxh të brendshëm me 1.7 miliardë lekë gjatë shtatorit në krahasim me gushtin.
Në total, të dhënat e shtatorit pasqyrojnë përpjekjen e qeverisë për kufizimin e shpenzimeve. Shpenzimet operative dhe ato të mirëmbajtjes qenë 5.1 miliardë lekë më pak se plani gjatë kësaj periudhe, gjë që tregon tendencë të konsiderueshme kursimi.
Pavarësisht sinjaleve të rëndësishme pozitive, fati i madh i qeverisë gjatë shtatorit ishte volumi "i vogël" i parave të shpenzuara për segmentin rrugor Rrëshen-Kalimash. Gjatë shtatorit, kjo rrugë nuk kërkoi financime të reja nga buxheti, ose së paku kështu tregojnë shifrat e Ministrisë së Financave. Por deri në fund të vitit, projekti i rrugës patriotike pritet të konsumojë edhe 7 miliardë lekë të tjera. Nga ana tjetër, me ritmin aktual të të ardhurave, ka shumë gjasa që deficiti vjetor në raport me planin të jetë shumë më i lartë nga ajo që ka parashikuar qeveria në buxhetin e rishikuar. Në shtator, qeveria miratoi një ndryshim në ligjin e buxhetit, duke ulur planin vjetor të të ardhurave me 10 miliardë lekë. Por ndërsa kanë mbetur edhe tre muaj nga mbyllja e vitit, deficiti në të ardhura është sakaq 21 miliardë lekë.
Deficiti më i lartë në të ardhura për periudhën janar-shtator është shënuar te të ardhurat nga akcizat, tatim-fitimi dhe të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar. Në shtator, të ardhurat nga TVSH ishin vetëm 3 për qind më të larta se një vit më parë. Duke marrë parasysh zhvlerësimin e lekut përballë euros, gjë që i rrit taksat mbi mallrat e importuara, atëherë qarkullimi i mallrave në ekonominë shqiptare është ndoshta më i ulët se një vit më parë.
Shpenzimet
Shpenzimet e qeverisë për nëntëmujorin janë rritur me 23 për qind në krahasim me një vit më parë, duke shënuar ritmin më të fortë të rritjes në një dekadë. Shpenzimet korrente janë rritur me 17.5 për qind, kryesisht si pasojë e dëshirës së qeverisë për të rritur pagat dhe pensionet para zgjedhjeve të qershorit, pavarësisht faktit se kriza nuk krijonte shumë shanse në këtë drejtim. Shpenzimet për investime u rritën me 65 për qind, pavarësisht se edhe vitin e kaluar qenë shumë të larta. Deri në shtator, 57 për qind e investimeve publike apo rreth 250 milionë euro, shkuan vetëm për segmentin Rrëshen-Kalimash. Deficiti buxhetor i qeverisë është programuar sipas buxhetit të rishikuar të arrijë në 6.4 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, një nivel ky që nuk është parë që nga viti 2002. Qeveria ka parashikuar një deficit të konsiderueshëm prej 3.8 përqindësh të PBB-së edhe për vitin 2010, pavarësisht se tashmë ka dy vjet që mban deficite më të larta nga sa janë këshillat e FMN-së. Fondi ka dërguar një mision konsultimi këto ditë në Tiranë për të diskutuar projektbuxhetin e vitit të ardhshëm.