Lokalet lejojnë duhanin, inspektorët me gjobat gati
Procesi i gjobitjes për ambientet publike ku nuk lejohet konsumi i duhanit po vazhdon me sukses, ndërsa vjelja e gjobave po dështon me sukses. Konkretisht, fill pas urdhrit të ministrit të Shëndetësisë për vendosjen e gjobave për të gjitha subjektet që shkelin ligjin "Për mbrojtjen ndaj produkteve të duhanit", inspektorët po qarkullojnë në të gjitha zonat e kryeqytetit. Nënshkrimi i gjobave me vlera të larta deri në 50 mijë lekë të reja është bërë për disa subjekte, por problemi kryesor mbetet vjelja e tyre. Duke qenë se ligji ka mangësi, por edhe autoritetet nuk janë në harmoni të plotë, është kërkuar që ligji për duhanin të pësojë disa ndryshime, për të cilat theksi kryesor vihet në vjeljen e gjobave.
"Jemi në mbrojtje të së drejtës për shëndet të qytetareve joduhanpirës. Jemi në mbrojtje të shëndetit të fëmijëve tanë. Jemi në mbrojtje të shëndetit të grave shtatzëna dhe të foshnjave të porsalindura", sqaroi dje zyrtarisht Drejtoria e Shëndetit Publik. Inspektorati Sanitar Shtetëror është duke ushtruar kontroll në mbi 1 mijë subjekte në ditë. Vetëm në Tiranë, në ditën e parë, janë inspektuar 160 subjekte. Objekt i inspektimit kanë qenë dhe do të vijojnë të jenë institucione të qeverisjes qendrore dhe vendore, ministri, bashki, minibashki, Policia e Shtetit, institucione arsimore, institucione shëndetësore, spitale, ambulanca, poliklinika, bare, restorante, mjedise të punës dhe ambiente të tjera publike. Janë lënë procesverbale me detyra dhe afate, si dhe janë vendosur gjoba për duhanpirje në ambiente publike të mbyllura, 50 mijë lekë për çdo shkelje, si dhe shkelje të tjera të ligjit. Sakaq, gjoba e parë e vendosur nga Inspektorati Sanitar ishte 50 mijë lekë të reja në adresë të qendrës spitalore universitare "Nënë Tereza".
L.Mixha