Banorët tek ish-divizioni kërkojnë legalizimin e banesave
SHKODER - Ndërprerja e procesit të legalizimit të disa banesave të ndërtuara në territorin e ish-divizionit të ushtrisë ka bërë që përfaqësues të këtyre familjeve të reagojnë në Këshillin Bashkiak të Shkodrës.
Ata kërkojnë vazhdimin e procesit të legalizimit të banesave të tyre si në të gjithë vendin. Banesat janë ndërtuar pas vitit ‘93, periudhë ku administrata e divizionit, si dhe logjistika ushtarake u shpërngul prej andej, si dhe pas vitit 1997. Megjithë kërkesën e 105 familjeve për legalizim, ALUIZNI e ka ndërprerë vazhdimin e procesit për këtë zonë. Pas debateve, Këshilli Bashkiak vendosi t’i kërkojë agjencisë së ALUZINI-t që të trajtojë zonën në përputhje me ligjet në fuqi. Në rast se ALUIZNI nuk e sheh të arsyeshme që të marrë në konsideratë një rast të tillë, banorët kanë të drejtë t’i drejtohen gjykatës. Burime nga bashkia deklarojnë se, plani rregullues i qytetit, këtë zonë e ka të parashikuar me ndërtime shumëkatëshe. Në këtë raste është parashikuar që “Familjet që disponojnë ndërtime pa leje në këto territore duhet të trajtohen si familje të pastrehë”. r.d