"Merkaj, 6500 euro dëm shtetit"
Zbardhet dosja penale ndaj biznesmenit Fatmir Mer-kaj.
GJIROKASTER/ PIRO NASE
I arrestuar mëngjesin e së martës nga policia e Tiranës, 39-vjeçari u gjet dje në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Gjirokastrës. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave e ka akuzuar Merkajn për veprën penale të kontrabandës me mallrat e tjera. Ka qenë nëntori i vitit 2004 kur Merkaj ka kaluar një maune me pije alkoolike dhe lëndë të parë për prodhimin e tyre në doganën e Kakavijës. Mësohet se Merkaj ka qenë personi i cili ka garantuar kalimin e kësaj sasie kontrabandë në sytë e doganierëve me pretendimin se ishte përfaqësuesi i firmës "Kondakçi", me aktivitet në kryeqytet. Asnjë lloj procedure legale për shoqërimin e mallit të kaluar nuk është shënuar në atë periudhë duke dalë në përfundim se malli është futur në Shqipëri pa paguar detyrime doganore. Sasia e mallit të eksportuar nga Italia kishte për destinacion kryeqytetin në magazinat me qira të marra nga Merkaj dhe më pas do të shërbenin si lëndë e parë për prodhimin e pijeve alkoolike. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave pas marrjes së informacionit nga Kakavija për kalimin e kësaj ngarkese të padeklaruar, ka denoncuar mekanizmin në prokurorinë e Gjirokastrës dhe kjo e fundit dy javë më parë, ka nxjerrë urdhër-ndalimin ndaj Merkajt, për dy veprat penale ajo e kontrabandës me mallrat e tjera dhe e falsifikimit të dokumenteve. Sipas burimeve të besueshme nga organi i akuzës së Gjirokastrës për gazetën "Panorama", Fatmir Merkaj i ka shkaktuar një dëm shtetit prej 6500 eurosh me mallin kontrabandë të hyrë në Shqipëri. Veç kësaj, vepra e dytë penale që rëndon mbi biznesmenin 39-vjeçar është ajo e falsifikimit të dokumenteve. Mësohet se Merkaj figuron si banor në Berat, Skrapar ku është dhe vendlindja e tij dhe në Tiranë. Në njërën prej pasaportave që ai disponon, figuron me emër dhe mbiemër tjetër çka sipas një burimi të sigurt në Prokurorinë e Gjirokastrës e ka ndërruar me kërkesën e tij. Dyshimet e shfaqura nga prokuroria për këtë rast, kanë bërë që ajo të ngrejë edhe akuzën e falsifikimit të dokumenteve çka pritet të provohet në seancat e mëpasme gjyqësore. Fatmir Merkaj është arrestuar mëngjesin e së së martës gjatë një aksioni blic nga komisariati nr. 2 i policisë së kryeqytetit në bashkëpunim me Policinë e Gjirokastrës në banesën e tij. Prej dy javësh policia e Gjirokastrës ishte vënë në ndjekje të Merkajt ku ka pasur si asistencë edhe Policinë e Tiranës.