Prençi paralajmëron Lazaratin: Do fillojmë aksionet për drogë
GJIROKASTER - Kreu i policisë shqiptare paralajmëroi banorët e Lazaratit, duke deklaruar se policia shumë shpejt do të fillojë kontrolle të befasishme për bimë narkotike në këtë fshat.
Fshati "problematik" së shpejti do të kalojë në sitën e kontrolleve të befasishme nga policia, me qëllim zbulimin e më pas shfarosjen e bimëve narkotike. Kjo ka qenë deklarata e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë shqiptare, Ahmet Prençi gjatë një vizite të befasishme në Stacionin Kufitar të Kakavijës mesditën e djeshme. Deklarata e Prençit ka ardhur në një kohë kur aksionet e njëpasnjëshme të Policisë së Gjirokastrës për shfa-rosjen e bimëve narkotike kanë sjellë rezultate në lokalizimin e dhjetëra parcelave me kanabis me mbi 8800 rrënjë të asgjësuara. Në aksionet e zhvilluara prej uniformave blu të Drejtorisë së Policisë së Gjirokastrës, fshati Lazarat nuk ka qenë target i evidentimit dhe shkatërrimit të kanabisit, pasi justifikohet se operacionet në këtë zonë delikate do të jenë të mëvonshme çka lë të nënkuptohet se do të ndërmerren në kulmin e pjekjes së lëndës narkotike. Megjithatë, kreu i policisë Ahmet Prençi ka siguruar se aksionet e policisë në Lazarat nuk do të mungojnë. Drejtori i Policisë së Shtetit gjatë inspektimit në Stacionin Kufitar të Kakavijës, ka qenë në shoqërimin e zv. ministrit të Brendshëm Gent Strazimiri. Ky i fundit ka marrë kontakt me drejtuesit rajonalë të kufirit dhe të policisë së Gjirokastrës në vigjilje për ardhjen e fluksit të madh të emigrantëve gjatë muajit gusht. Sipas Strazimirit janë siguruar të gjitha alternativat për lëvizje të qetë e të garantuar larg konfuzionit të emigrantëve, që pritet të mbërrijnë masivisht muajin e ardhshëm. Edhe qarkullimi në aksin rrugor veri-jug do të jetë i garantuar nga forca shtesë të Policisë Rrugore për të normalizuar lëvizjet dhe shmangur aksidentet e mundshme, është shprehur Strazimiri. p.n