E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetim sherrit të qytetarit me zyrtarin

TIRANE - Ministria e Brendshme informoi dje opinionin publik, se strukturat e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm janë duke hetuar mbi ngjarjen e datës 15 korrik 

 2008 në Butrint të Sarandës, e cila bën fjalë për një konflikt mes shtetasit Petrit Doda, lindur në Mirditë e banues në Shëndelli, Sarandë dhe Komandantit të Pikës së Kalimit Kufitar Qafë-Botë, Enver Muça. Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme, strukturat e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm kanë kryer verifikimet paraprake dhe kanë marrë deklarimet e shtetasit Petrit Doda dhe punonjësit të policisë Enver Muça. "Po kështu janë marrë në pyetje edhe disa dëshmitarëve të ngjarjes. SHKB është duke hetuar ndërkohë edhe mbi rrethanat nga të cilat janë përftuar shenjat në fytyrë dhe trup të shtetasit Petrit Doda", tha më tej Ministria e Brendshme. Sipas saj, pas kësaj ngjarjeje, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Sarandë po heton paralelisht mbi dy kallëzime, atë të kryer nga Komandanti i Pikës së Kalimit Kufitar Qafë-Botë, Enver Muça për fyerje dhe goditje për shkak të detyrës dhe kallëzimin e Petrit Dodës për kryerje të veprimeve arbitrare nga ana e punonjësit të policisë. "Informojmë se shtetasi Petrit Doda është person me precedent kriminal dhe ka qenë disa herë i arrestuar dhe dënuar, konkretisht në dhjetor 2005 dhe korrik 2007 për trafiqe të paligjshme dhe në vitin 2006 për akuzën e vjedhjes", tha Ministria e Brendshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›