E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barack Obama uron shqiptarët për 28 Nëntorin



Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, uroi shqiptarët kudo që ndodhen në botë për festën kombëtare të Pavarësisë më 28 Nëntor. Në një mesazh drejtuar shqiptarëve, lëshuar nga zyra e sekretarit të Marrëdhënieve me Median në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Obama shpreh urimet e tij më të sinqerta për festën kombëtare të shqiptarëve. Ai shprehet se shqiptarët e Amerikës janë pjesë e rëndësishme e kombit amerikan. Në të njëjtin mesazh, Presidenti Obama shpreson në rritjen e miqësisë dhe forcimin e lidhjeve mes dy vendeve, Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “U dërgoj urimet e mia më të përzemërta të gjithë shqiptarëve që do të festojnë Ditën e Pavarësisë të shtunën. Këtu në Amerikë, qytetarët me rrënjët e tyre në Shqipëri, janë një pjesë e rëndësishme e këtij kombi. Me Shqipërinë, shpresoj rritjen e marrëdhënieve dhe miqësi të vazhdueshme mes dy vendeve tona”, - thuhet në mesazhin e Presidentit amerikan Barack Obama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›