E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bumçi: Edi Rama, në bisedat e Aldo Bares

Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumcçi, i ftuar dje në “Ora News”, deklaroi se emri i kreut të opozitës, Edi Rama, përmendet në bisedat e përgjuara nga drejtësia italiane të Aldo Bares dhe Dondollakut. Duke iu referuar një dosjeje të publikuar, Bumçi citoi se në një bisedë telefonike mes këtyre dy personave, Edi Rama përmendet se ndihmon bandën “Hakmarrja për drejtësi”. Duke iu referuar pseudonimeve Goni dhe Profesori, Bumçi deklaroi: “Në këtë bisedë të përgjuar nga autoritetet italiane, Goni i thotë profesorit: “Do të flas me shefin e Policisë Kriminale”. Profesori i përgjigjet: “Mësova se reparti special ka shkuar në Tropojë”. Ai më pas i përgjigjet: “Edi Rama rrezikon të humbasë mandatin se ndihmon ata të “Hakmarrjes për drejtësi”, - deklaroi Bumçi, duke iu referuar dosjes së publikuar më parë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›