Baraj: Ja arsyet pse Centrali Bërthamor nuk mund të ngrihet në Shqipëri
Deputeti i LSI-së, Besnik Baraj i ka cilësuar delir të radhës, deklaratat e Berishës që do të kthejë Shqipërinë në një fuqi energjetike, përfshirë këtu atë atomike. Sipas tij, ka shumë arsye, që e bëjnë të pamundur ëndrrën nukleare të Berishës, meqë vendi ynë nuk ofron shumë kushte. Shqipëria shtrihet në atë brez të globit që ka sizmikë të lartë, ajo nuk ofron lëndë të parë për të qenë atraktiv, pra mineral uraniumi.
Sot në Shqipëri ska burime njerëzore profesionale të kualifikuara për të menaxhuar impiante të tilla. Instituti i Fizikës Bërthamore falë edhe politikave të Berishës është drejt zhdukjes dhe degradimit të plotë pas rikompozimit që i bëri Akademisë së Shkencave, ishin disa nga arsyet që përmendi Baraj, duke shtuar edhe faktin se Shqipëria nuk ofron burime financiare, por as konsensus politik dhe atë të publikut, për ta realizuar një projekt të tillë.