E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studimi i FDE, ja problemet që hasin qytetarët në Hipotekë

Qytetarët tregojnë vuajtjet pranë Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme  
Shqiptarët përballen me një sërë problemesh teksa gjenden përballë Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Korrupsioni, mungesa e transparencës, profesionalizëm i dobët i punonjësve të saj etj., janë disa nga shqetësimet e qytetarëve që konstatojnë gjatë shërbimit në institucionin e regjistrimit të pasurive. Këto dhe fakte të tjera rreth problemeve që mbart ky institucion i bën të ditura një sondash i kryer nga Forumi për Demokraci dhe Etikë, i financuar nga Ambasada Angleze në Tiranë. Shërbimet që qytetarët kryesisht kërkojnë në Zyrën e Regjistrimit të pasurive të paluajtshme janë regjistrimi i veprimeve juridike për fitimin ose kalimin e të drejtës së pronës së paluajtshme; regjistrimi i veprimeve juridike për ndarjen ose bashkimin e pronës; regjistrimi i kontratave të qirasë; regjistrimi i kërkesëpadive; të kopjeve të vërtetuara; marrjes së certifikatave të pronësisë; regjistrimit në hipoteka. etj Qytetarët, në pothuajse të 70% të rasteve shkojnë më shpesh në Zyrat e regjistrimit të Pasurive të paluajtshme për të kryer veprime juridike për fitimin ose kalimin e së drejtës të pronësisë si dhe marrjes së certifikatave të pronësisë. Në shumicën e rasteve qytetarët të intervistuar pohojnë se i kanë marrë disi shërbimet e kërkuara nga zyra e Tiranës për regjistrimin e pasurive të paluajtshme. Arsyet që këta qytetarë nuk i kanë marrë të gjitha ose plotësisht shërbimet janë përgjigjur se më së shumti për mungesë të vullnetit të regjistruesit, për mungesë dokumentacioni, kërkesa të padrejtë, mbarim afatesh etj. Qytetarët e intervistuar në rastet e ankesave të tyre për shkak të mosdhënies së shërbimeve nga administrata e ZRPP-së i janë drejtuar kryesisht instancave më të lartë brenda zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme, një pjesë e tyre i janë drejtuar kryeregjistruesit, Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit të Ministrave, etj. Por pavarësisht nga kjo, shumë prej të intervistuarve nuk kanë dhënë përgjigje për këtë pyetje, duke lënë kështu të hapur diskutimin nëse qytetarët nuk kanë besim po të ankohen, ose nuk kanë informacion se ku duhet të drejtohen për ankesat e tyre.Një tjetër çështje delikate e pyetësorit të FDE, ka qenë dhe korrupsioni, ku ka rezultuar se ai është ende prezent në ZVRPP. Qytetarët janë pyetur nëse u kanë ofruar ndonjëherë të holla ose favore punonjësve dhe në 26 raste janë përgjigjur  ndonjëherë ndërsa në 4 raste gjithmonë. Këtë fakt e ka pranuar dhe zv/kryeregjistruesi i Shqipërisë, Kosta Barka, i cili nga ana e tij ka preferuar ta cilësojë si meritë e qeverisë aktuale, uljen e korrupsionit në këtë institucion por dhe në të tjera. Ndërkaq, një tjetër problem i qytetarëve në marrëdhënie me këtë institucion ishin dhe tarifat e larta të shërbimit. Ashtu si dhe në sektorë të tjerë të administratës publike, qytetarët duhet të paguajnë tarifa fikse për të përfituar shërbimin e kërkuar. Për këtë arsye qytetarët e intervistuar u pyetën nëse i gjenin tarifat e vendosura të larta, nga ku rezultoi se në 271 raste ishin të larta. Ndërsa porsa i përket profesionalizmit të punonjësve për regjistrimin e pasurive të paluajtshme, qytetarët mendojnë se profesionalizmi nuk është në nivelin e duhur. Pyetjes nëse punonjësit e ZRPP-së kanë qenë profesionalë gjatë kryerjes së punës së tyre, shumica e qytetarëve mendojnë që janë disi profesionalë. Sipas shumicës së qytetarëve të intervistuar, mungesa e profesionalizmit vjen nga mosrekrutimi i tyre sipas procedurave të konkurseve. Gjatë sondazhit të FDE, është vënë re se ZVRPP është një institucion publik mungon dhe transparenca e shërbimeve. Ajo që ka rëndësi në shërbimet që administrata publike ofron është transparenca me të cilën ofrohen këto shërbime. Lidhur me transparencën e shërbimeve në ZVRPP, shumica e të intervistuarve mendon se shërbimet nuk janë fare transparente.

***********************************************
Mungesa e informimit krijon radhë në Hipotekë
Qytetarët janë të painformuar lidhur me veprimtarinë e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, duke krijuar radhë të panevojshme pranë këtyre zyrave. Gjatë studimit të FDE, u vunë re probleme lidhur me fluksin e qytetarëve, i cili ishte më i madh nga ora 08:00 deri rreth orës 12:00, gjë që krijonte radhë të gjata të qytetarëve. Gjithashtu gjatë ditëve të hëna fluksi i qytetarëve ishte shumë më i madh në krahasim me ditët e tjera dhe situata në ambientet e hipotekës dukej pak kaotike duke bërë një krahasim me ditët e tjera të javës ku shërbimi ishte më cilësor dhe normal. Nga informacioni i marrë nga personeli i këtij institucioni, në sportelin  e veprimeve postare mesatarisht kryheshin 150 veprime në një ditë.  Në ambientet e këtij institucioni vihej re një mungesë e informacionit suplementar, përveç atij që vinte nga sporteli i biletave. Mungonte një stendë ku mund të kishte fletëpalosje, broshura apo botime të cilat do te ndihmonin qytetaret për procedurat qe duhet te ndiqnin. U vu re se gjatë shpërndarjes së fletëpalosjeve në ambientet e zyrës, qytetarët kishin kureshtje shprehnin kënaqësinë e tyre për njohuritë mbi informacionin që përfitonin nëpërmjet tyre. Në ambientet e ZRPP-së u vu re se mungonte informacioni për afatet kohore të shërbimeve që qytetari do të merrte në zyrën e hipotekës duke rritur kështu në mënyrë artificiale numrin e qytetarëve në këto ambiente. Një informacion i tillë mungonte dhe për tarifat për shërbimet që i ofroheshin qytetarëve. Gjatë monitorimit u vu re se kishte nga ata qytetarë të cilët përmendnin nevojën e kryerjes së verifikimeve në terren nga vete institucioni i hipotekës përpara lëshimit certifikatave hipotekore. Një problem tjetër që u vu re ishte arshiva e këtij institucioni, pasi jo të gjitha zonat janë të futura në sistem elektronik si dhe jo të gjitha dokumentet janë elektronike. Nga monitorimi dhe kontaktet me qytetarët, u ngritën pretendime se nuk ishin pajisur me certifikatë pronësie për këtë arsye. Gjithashtu u vërejtën probleme përsa i përket shërbimit postar duke përmendur këtu mungesën e respektimit të afateve, mossaktësinë e adresave, mungesën e përgjigjeve të sakta e të plota, etj. Probleme të një rëndësie të veçantë që nuk varen nga institucioni u vunë re probleme që vijnë nga aktet noteriale të cilat mund të kenë gabime si akte shitblerje kur një prone rezulton me barrë. Nga monitorimi u vu re se probleme hasen dhe në ndryshimin e punonjësve të ZRPP, ose vendet vakante të paplotësuara ende. Gjithashtu, shumë qytetarë paraqesin probleme komplekse por që janë të mbartura prej disa vitesh dhe të cilët herë i drejtohen organeve gjyqësore dhe herë ZRPP-së. Nga kontaktet me qytetarët këto kanë ardhur për shkaqe të ndryshme, duke përfshirë veprime juridike jo të sakta të konkretizuara me akte noteriale, veprime administrative, akte të falsifikuara, ndërtime pa leje, regjistrimi i disa pronarëve për një pronë duke patur mbivendosje, ose dhe vendime gjyqësore të padrejta ku vendime të ndryshme gjyqësore japin vendime të ndryshme për të njëjtën pronë. etj. Po ashtu, u paraqiten dhe probleme administrative, të cilat konsistojnë në shkrimin gabim të emrit dhe mbiemrit, ose pjesët e pasurisë midis bashkëshortëve, etj, duke sjellë kështu probleme dhe pasaktësi të dokumentacioneve dhe veprime shtesë për rregullimin e gabimeve të tilla administrative.

***********************************
Si u krye studimi nga FDE
Aksesi i qytetarëve është një faktor i rëndësishëm për të kuptuar se sa të përfshirë janë ata dhe sa të transparente janë shërbimet që ofrohen nga administrata publike. Gjithashtu pjesë e aksesi të qytetarëve është dhe informimi i tyre për funksionet e administratës publike, të drejtat dhe detyrimet që ka qytetari kundrejt administratës. Gjithsej u intervistuan 585 qytetarë që ndodheshin prezent në ambientet e ZRPP-së Tiranë, të cilët kishin përfituar realisht një shërbim ose kishin aplikuar për të përfituar një shërbim të tillë. Ky studim nuk është mbështetur tek perceptimi, por rezultatet janë mbështetur tek fakti real. Instrumenti bazë i këtij anketimi ishte pyetësor i përgatitu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›