Berisha: Socialistët zhdukën dosjet
07/02/2009 Kryeministri pranon nga Shtetet e Bashkuara defektet në ligjin e lustracionit
“Dokumentet e proceseve gjyqësore janë të paprekura. Do t’i hapim”
Kryeministri Sali Berisha i konsideron vërejtjet e bëra nga ndërkombëtarët për ligjin e lustracionit si jo pa vend. Për herë të parë që prej miratimit të ligjit në Kuvend Kryeministri në një intervistë të dhënë për revistën “Iliria” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e cilëson të drejtë shqetësimin ndërkombëtar lidhur me të drejtat e njeriut. “Ka të drejtë bashkësia ndërkombëtare, sepse kemi të bëjmë me një kufizim të të drejtave, por ky është një kufizim i përkohshëm. Dhe këtë e ka bërë çdo vend, nuk është Shqipëria që ka shpikur këtë gjë”, - thotë Berisha në intervistën e tij. Gjithashtu ai pranon se shumica e dosjeve që pretendohet të hapë ligji janë zhdukur, por kjo nuk do ta bëjë të pamundur zbatimin e ligjit. Sipas tij, dosjet e bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit janë djegur gjatë 8 vjetve të qeverive të majta. “Unë e dija që kur isha në opozitë se ata po digjnin çdo ditë dosjet. Megjithatë, ka një gjë: dosjet e proceseve gjyqësore janë të paprekura. Në qoftë se ka një dokument që ekziston në mënyrë autentike, ato janë proceset gjyqësore. Ato janë të gjitha aty”, - theksoi më tej Kryeministri. Ndërkohë për ligjin e lustracionit, miratuar në Kuvend në ditët e fundit të vitit 2008 vetëm me votat e mazhorancës, janë depozituar në Gjykatën Kushtetuese tri ankimime. Fillimisht kundër ligjit paraqitën kërkesë në këtë gjykatë 36 deputetë, mes të cilëve edhe dy ligjvënës të mazhorancës. Më tej Kushtetueses iu drejtua Komitetit Shqiptar i Helsinkit dhe Shoqata e Prokurorëve. Në të tria ankimimet e depozituara në Gjykatën Kushtetuese kërkohet pezullimi dhe shfuqizimi i ligjit të lustracionit dhe argumentet që përdoren janë papajtueshmëria me Kushtetutën dhe ligjin për funksionimin dhe organizimin e Prokurorisë. Gjithashtu kundër ligjit të lustracionit janë shprehur përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri, OSBE-ja dhe përfaqësues të organizmave ndërkombëtarë. Ndërkohë pritet që dy reporterë të Këshillit të Europës të vijnë pas dy ditësh në Shqipëri po për ligjin e lustracionit. Nga ana tjetër, mazhoranca është shprehur e vendosur për zbatimin e ligjit me rigorozitet, duke garantuar se çdo person i prekur do të ketë mundësi të ankohet për vendimin në të tria shkallët e gjyqësorit shqiptar, por edhe në Gjykatën e Strasburgut.