E Shtunë, 31 Tetor 2026

Baraj: Qeveria, jo transparente me bregdetin



Socialistët akuzuan dje qeverinë se ka krijuar klimë jo transparente e korruptive në menaxhimin e bregdetit. Sipas sekretarit për mjedisin, programi i Bankës Botërore për menaxhimin e integruar të zonës bregdetare e ka zanafillën përpara ardhjes në pushtet të qeverisë “Berisha”. “Ky ishte i pari program kaq i madh, ku u bënë shumë përpjekje falë edhe pozitivitetit të vetë BB-së, për të përfshirë me kontribute financiare qoftë me grante, por edhe me kredi vende, si Japonia, Austria, Holanda, Bashkimi Evropian dhe GEF-i”, - tha Baraj. Por, sipas tij, sot ky program është pezulluar. “Kjo është një tjetër goditje e madhe që i bëhet imazhit keqqeverisës të Sali Berishës. Pezullimi i këtij programi flet qartë për paaftësinë e qeverisë për të krijuar një klimë transparente, bashkëpunuese dhe jo korruptive në menaxhimin e zonës bregdetare, ku janë sulur mjaft aktorë qeveritarë, përfshirë dhe rrethin e familjes së kryeministrit për të uzurpuar e privatizuar perlat e bregdetit të jugut”, - deklaroi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›