Baraj: Qeveria ka krijuar klimë jo transparente në menaxhimin e bregdetit
Qeveria ka tentuar të devijojë dhe keqpërdorë programin e Bankës Botërore në afera korruptive për të uzurpuar bregdetin, për ta përdorur atë si alibi e si fasadë në prishjen selektive të ndërtimeve në një kohë që ato ishin futur në procesin e legalizimeve,- u shpreh dje kështu, sekretari për mjedisin në PS, Besnik Baraj.
Sipas Baraj, programi i Bankës Botërore për menaxhimin e integruar të zonës bregdetare e ka zanafillën përpara ardhjes në pushtet të qeverisë Berisha. Ky ishte i pari program kaq i madh, ku u bënë shumë përpjekje falë edhe pozitivitetit të vetë BB, për të përfshirë me kontribute financiare qoftë me grante, por edhe me kredi vende, si Japonia, Austria, Holanda, Bashkimi Europian dhe GEF,- tha Baraj. Ai shpjegoi se programi parashihte një sërë projektesh e investimesh mjaft serioze në sektorin e mjedisit si menaxhimin e mbetjeve urbane, ndërtimi i land fillit në Sarandë, trajtimi i ujërave të zeza në zonën bregdetare të jugut, rehabilitimi i portit të Sarandës, menaxhimi i parkut kombëtar të Butrintit dhe rehabilitimi i zonë së ndotur të Porto Romanos.Sot ky program është pezulluar,- u shpreh Baraj. Ai deklaroi se kjo është një tjetër goditje e madhe që i bëhet imazhit keqqeverisës të Sali Berishës. Pezullimi i këtij programi flet qartë për paaftësinë e qeverisë për të krijuar një klimë transparente, bashkëpunuese dhe jo korruptive në menaxhimin e zonës bregdetare, ku janë sulur mjaft aktorë qeveritarë, përfshirë dhe rrethin e familjes së kryeministrit për të uzurpuar e privatizuar perlat e bregdetit të jugut.
Email This Klikime: 4
Email This Klikime: 4