E Diel, 1 Nëntor 2026

Prifti: Buxheti i Tiranës për të paguar rrogat familjarëve të Gjinushit

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim  Dritan prifti ka hedhur akuza direkte mbi kreun e Bashkisë së Tiranës Edi Rama, lidhur me buxhetin e vitit 2009. Lëvizja socialiste për integrim nuk e voton buxhetin e vitit 2009 të Bashkisë së Tiranës pasi në zërat financiarë të tij, mes të tjerash janë parashikuar dhe fonde pagash për familjarë të SKënder Gjinushit, kryetar i Partisë Socialdemokrate. Kjo deklaratë e z. Prifti u bë  në një dalje përpara gazetarëve  që nga qyteti i Fierit. Në këtë deklaratë Prifti ka dashur të bëj një shpjegim për të gjitha arsyet e vërteta  se përse nuk e kanë votuar këshillatrët e LSI buxhetin e Bashkisë së Tiranës. Plot 55 për qind e buxhetit të Bashkisë Tiranë shkon për rrogat e punonjësve. Pjesa tjetër e këtij buxheti duhet të shkojë për shërbime e investime për qytetarët e Tiranës, por për ne kjo gjë është e papranueshme. Pritfi ka thënë ndërkohë se  vetë administrata e bashkisë Tiranë është tej mase e fryrë dhe gjithçka sipas tij, është bërë për interesa politike. Dua të ndalem pak se si gruaja e Skënder Gjinushit merr pagën nga bashkia Tiranë, ndërkohë që nuk shkon asnjë ditë në punë dhe të njëjtën gjë bën edhe djali i tij, i cili edhe ky merr rrogën nga Bashkia Tiranë. Akuzat e Priftit, u ashpërsuan edhe më tepër,  ndërsa foli hapur se Edi Rama, kreu i bashkisë Tiranë i përdor paratë e qytetarëve të Tiranës për të blerë influenca politike. Përdorja e buxhetit për të blerë influenca politike sa herë që e sheh të nevojshme Ramën na bënë neve që të mos e votojmë këtë buxhet për të cilin ka të drejtë vetëm komuniteti, ka vijuar Prifti, i cili nuk ka harruar të përmend edhe shifra konkretet.
Një fond prej 14 milionë eurosh është i padetajuar. Edi Rama kërkon që të ketë në dispozicion të tij 14 milionë euro dhe nuk është përcaktuar se për çfarë do të përdoret ky fond ka thënë  Prifti në fjalën e tij .

Email This Klikime: 5

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›