E Diel, 1 Nëntor 2026

Spanja do të mbështesë aplikimin e Shqipërisë në BE

Pritet valë e re njohjesh për Kosovën
Ministri i Punëve të Jashtme z.Lulzim Basha mori pjese në Ministerialin e Romës për Reformën e Këshillit të Sigurimit të OKB, organizuar nga MPJ Italian Franco Frattini në datat 4 dhe 5 shkurt 2009.  Takimi Ministerial i Romës u zhvillua me qëllim promovimin e një diskutimi të gjerë mbi parimet ku duhet të mbështetet reforma e Këshillit të Sigurimit të OKB, për të identifikuar linjat konkrete të veprimit që do ti shërbejnë një reforme të përgjithshme, dhe paraqitjen e drejtimeve dhe orientimeve politike në procesin e negociatave ndërqeveritare, për të siguruar suksesin e tyre.
 Gjatë punimeve të Ministerialit, Ministri Basha zhvilloi një numër të madh takimesh dhe bisedimesh me homologë dhe kryetarë delegacionesh të pranishëm.  Gjatë takimit me Ministrin e Jashtëm të Spanjës, z.Moratinos, dy homologët diskutuan mbi zhvillimet në rajon dhe procesin e integrimit evropian. Ministri Basha bëri një ekspoze të zhvillimeve të fundit në vend, me theks të veçantë, konsolidimin e reformave dhe hapat e mëtejshëm në drejtim të integrimit evropian të vendit, duke kërkuar në këtë kuadër mbështetjen e Spanjës e cila merr Presidencën e BE-së për periudhën janar-qershor 2010. Ministri Basha gjithashtu e ftoi homologun spanjoll për një vizitë në Tiranë. Ministri i Jashtëm spanjoll pasi vlerësoi zhvillimet në vendin tonë shprehu mbështetjen e plotë dhe pa rezerva të Spanjës për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe hapat konkrete që po ndërmerren në këtë drejtim. Po ashtu, z.Moratinos premtoi se së shpejti do të vizitojë Tiranën.

Email This Klikime: 4

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›