Lisbona mbështet aplikimin e Shqipërisë për statusin e kandidatit në BE
Ministri Basha takim në Lisbonë me homologun Amado
Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, z.Lulzim Basha zhvilloi një vizitë pune në Portugali, ku u prit nga homologu i tij, Ministri i Punëve të Jashtme të Portugalisë, z.Louis Amado.
Marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Portugalisë, procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, hapat e mëtejshëm në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, zhvillimet rajonale dhe ato globale si dhe bashkëpunimi shumëpalësh, ishin temat kryesore të bisedimeve mes dy homologëve. Gjatë takimit Ministri Basha bëri një pasqyrë të zhvillimeve në Shqipëri, duke u ndalur në konsolidimin e reformave ekonomike dhe politike dhe hapat e mëtejshëm drejt integrimit evropian dhe euroatlantik të vendit. Duke falenderuar Portugalinë për mbështetjen që i ka ofruar Shqipërisë në objektivat e saj euroatlantike, Ministri Basha shprehur bindjen se ratifikimi i shpejtë i Protokollit të Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO nga Portugalia do të shërbejë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve. Me tej, Ministri Basha e informoi homologun portugez se qeveria shqiptare ka përfunduar procedurat për hapjen e ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Lisbonë dhe së shpejti pritet emërimi i ambasadorit. Po kështu, Ministri Basha e informoi Ministrin Amado mbi zhvillimet në raport me procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe liberalizimin e vizave, duke kërkuar mbështetjen e Portugalisë për fazat e reja të marrëdhënieve BE-Shqipëri.
Email This Klikime: 4