E Shtunë, 31 Tetor 2026

PLL: Pajisja me karta dhe pasaporta, hap i rëndësishëm drejt BE

Partia "Lëvizja e Legalitetit" ka përshëndetur Qeverisjen Vendore ne shkalle vendi, për evidentimin  dhe shpalljen e listave pranë Bashkive dhe Komunave për shtetasit te cilët nuk kane letërnjoftime. Kështu deklaroi dje, sekretari për çështjet e pushtetit vendor në PLL, Enis Dizdari. Me këto veprime, thekson Dizdari,  po tregohet qartë  se maxhoranca  qeverisëse kërkon të realizojë zgjedhje të pakontestueshme, të zbatojë me përpikëri premtimin që ju ka dhëne shqiptarëve dhe ndërkombëtareve. Sipas tij, me kartat e identitet dhe pasaportat biometrike qeveria u thotë shqiptarëve se jemi të sigurt drejt liberalizimit të vizave dhe shumë pranë futjes së Shqipërisë  në BE. Ai u shpreh se ne gjykojmë se procesi i identifikimit të shtetasve duhet shoqëruar edhe me rregullimin e nevojshëm në ligjin "Për shtetësinë shqiptare" në mënyrë që kjo shtetësi  tu sigurohet  të gjithë pasardhësve  të mërgatës se vjetër që e dëshirojnë një gjë të tillë.Ne kuadrin e zgjedhjeve parlamentare Partia "Levizja e Legalitetit" dhe drejtuesit e saj po bëjnë takime me elektoratin në shumë Bashki dhe Komuna, ku bëjnë të qartë qëndrimin e kësaj force politike, pro Maxhorances Qeverisëse, intensifikimin e marrëdhënieve me Partinë Demokratike dhe me partitë e djathta. Objektivi i PLL është fitorja e koalicionit qeverisës. Për realizimin e këtij objektivi ajo do të vëjë në eficensë të gjithë resurset e saj. Gjithashtu, Dizdari theksoi se me vullnetin e dukshëm të maxhorancës për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të pakontestueshme dhe me reformat e ndërmarra, maxhoranca aktuale po bëhet garante e fitores së 28 Qershorit dhe e besueshme për ndërkombëtaret, për të realizuar liberalizimin e vizave hyrjen në NATO dhe  BE. Dizdari tha se PLL vlerëson masat që po merr Qeveria për shtresat në nevojë dhe i bën apel Pushtetit Vendor në shkallë vendi, për të evidentuar të gjitha këto shtresa dhe mbështetur grupin ndërministror për këtë problem. Së fundi, Dizdari u shpreh se Partia "Levizja e Legalitetit" përshëndet senatin Francez, i cili ratifikoi protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë për në NATO.

Email This Klikime: 4

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›