E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ulqini: PS përkrah studentët, qeveria shpërndan Diplomat e varfërisë

Sipas deputetit të PS, Musa Ulqini grupi parlamentar i Partisë Socialiste i jep gjithë mbështetjen protestës së studentëve, si rruga e vetme për të fituar të drejtën ligjore, në kushtet kur qeveria nuk do të dëgjojë.
Ministria e Arsimit, përgjegjëse për të zgjidhur edhe problematikën universitare, pasi ka shkaktuar një revoltë studentore lidhur me zhvleftësimin total të diplomave, nuk angazhohet të zgjidhë problemin, por i nxjerr studentët nga auditorët në rrugë,- u shpreh Ulqini. Deputeti socialist, Ulqini tha se është e pafalshme që Zëvendës Kryeministri aktual, në rolin e ish Ministrit të Arsimit, shkaktar i gjithë këtij akti të zhvleftësimit të diplomave, nuk angazhohet të zgjidhë problemin, por harxhohet të bëjë avokatinë e familjes Berisha, e vënë në qendër të akuzave edhe nga ndërkombëtarët. Edhe pas tre javësh, vijoi ai, mijëra studentë të Universitetit të Tiranës nuk marrin qoftë edhe një gjysmë faqe përgjigje për kërkesat e tyre si minimum për të drejtën e tyre që pas studimeve të larta të kenë një diplomë sipas ligjeve në fuqi. Në qoftë se sot shqiptarët kanë një mijë e një probleme, një nga problemet më shqetësuese është edhe arsimi. Nëse kemi tre vjet që shpërndajmë me bollëk "Diplomat e papunësisë", me zhvleftësimin e fundit që po u bëjmë atyre, kemi nisur procesin e ri të shpërndarjes së "Diplomave të varfërisë,- u shpreh deputeti Ulqini. Ai tha se në axhendën e qeverisë Berisha, gjithnjë e më shumë mungojnë problemet dhe shqetësimet e qytetarëve, sepse qeveria ka humbur aftësinë për të dëgjuar, pasi të gjithë sensorët e saj institucional punojnë vetëm për të vjedhur e jo për të shërbyer.

Email This Klikime: 4

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›