PS shpreh shqetësimin në lidhje me vakuumin në disa ambasada
Partia Socialiste shprehu dje shqetësimin në lidhje me vakuumin e krijuar në disa nga përfaqësitë tonë jashtë vendit dhe emërimet në ambasada tre muaj para zgjedhjeve. Deputeti i PS, Kastriot Islami, gjatë një prononcimi për mediat, tha se vetëm tre muaj para përfundimit të mandatit shihet qartë që ligji i shërbimeve me jashtë është thyer disa herë, dhe se ka një vakuum në një numër të madh ambasadash.
"Vakuumi i krijuar në një numër të madh ambasadash, vjen si rezultat i marrëdhënies konfliktuale mes pushtetit ekzekutiv dhe Presidentit të vendit, konflikt, i cili ka bërë që politika e ndjekur të paralizojë ambasadat", tha Islami. Ai kërkoi nga Presidenti Bamir Topi "një analizë të plotë të situatës për të evidentuar shkeljet e shërbimit të jashtëm, jo vetëm në emërimet në ambasada, por në të gjithë sistemin e funksionimit të përfaqësive tona në botë".
Email This Klikime: 5
Email This Klikime: 5