Baraj: Shitja e votës nuk është shprehje e kapitalizmit
Kryetari i PS për degën e Tiranës, Besnik Baraj e ka cilësuar shitjen e kartave të identitetit si shitjen e votës, e cila sipas tij, nuk është aspak shprehje e kapitalizmit, por mohim i të drejtës së votës. Të japësh falas kartat e identitetit nuk është aspak një ide komuniste, por është e vetmja mënyrë për të siguruar të drejtën e votës, u shpreh Baraj.
Ai tha se nëse heqja e taksës së votës do të thotë demokraci, vendosja e kësaj takse është një metode antidemokratike, që vë në rrezik zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.