Progër, Blushi: Kushtetuta ua jep të drejtën e votës, Berisha ua pengon
Deputeti dhe Anëtari i Kryesisë së PS, Ben Blushi dhe Nënsekretari për Koordinimin, Arben Ahmetaj kanë takuar banorët e fshatit Progër në Korçë, ku kanë prezantuar Programin e Ri Qeverisës të PS. Bujqësia do të jetë një nga fushat ku do të ndëryhet pas fitores në zgjedhjet e 28 Qershorit. Blushi është shprehur, se me fitoren e Partisë Socialiste, gjendja në të gjithë fshatrat e Korçës, por edhe Shqipërisë, do të ndryshojë, pasi është gati programi, i cili ju vjen në ndihmë gjithë fermerëve dhe bujqërve, për të rritur prodhimet e tyre, që në të njëjtën kohë do të gjejnë tregun e përshtatshëm nëpër qytete.
Nëse Berisha është edhe 4 vjet në pushtet, Shqipëria mund të jetë e gjitha një Gërdec. Gjithë Shqipëria do të ndihet Gërdec i madh dhe secili prej nesh do të ishte i pasigurt, do të ishte i rrezikuar në rast se përsëritej një mandat tjetër për Sali Berishën. Por kjo është një gjë nuk ka për të ndodhur, u shpreh deputeti Blushi. Sipas tij, rrugës tonë nga shtëpia apo nga puna për në qendrën e votimit të dielën në 28 Qershor Sali Berisha i ka vënë një tra në mes, dhe ky është trau i letërnjoftimeve. Vrafëria nuk i lejon shumë njerëz të blejnë një letërnjoftim. Varfëria nuk i lejon shumë njerëz të fitojnë të drejtën e votës të cilën Kushtetuta ua jep, tha deputeti socialist, duke deklaruar se Kushtetuta iu jep të drejtën e votës, Sali Berisha e shtrenjton për ta penguar.Blushi është shprehur, se me fitoren e Partisë Socialiste, gjendja në të gjithë fshatrat e Korçës, por edhe Shqipërisë, do të ndryshojë, pasi është gati programi i cili ju vjen në ndihmë gjithë fermerëve dhe bujqërve. Po ju them që ne kemi gati një projekt, një program pune, një program qeverisës, i cili fillon dhe mbaron nga fshati, tha Blushi. Ndërsa Nënsekretari për Koordinimin në PS, Arben Ahmetaj, u shpreh se sot, më shumë se çdo herë tjetër, fshati është në një gjendje të mjerueshme, për shkak të politikave aspak favorizuese nga ana e qeverisë. Sipas tij, fermerët dhe bujqërit, detyrohen të hedhin në lumë apo të groposin prodhimet e tyre, për shkak se nuk arrijnë ti nxjerrin dot në treg. Ahmetaj theksoi se në Programin e ri qeverisës bujqësia ka zgjidhje të reja për të dalë nga gjendja ku është. Ju keni patur fatin e keq, të hidhni në lumë apo rrugë produktet tuaja, që është djersa juaj, e familjeve tuaja, buka e fëmijëve tuaj, u shpreh Ahmetaj. Ai deklaroi se Programi i Partisë Socialiste dhe të gjithë ata që punojnë për PS, garantojnë se Shqipëria do të ndryshojë, por jo me gënjeshtrat e Sali Berishës.