E Shtunë, 31 Tetor 2026

Baraj: TVSH, prapambetja e tregut mediatik

Kryetari i PS së Tiranës, Besnik Baraj, e ka vlerësuar si të paprecedentë përgjigjen e dhënë dje nga drejtuesit e TVSH-së ndaj kryetarit të opozitës Rama. Baraj u shpreh se replika e djeshme e TVSH-së me PS-së ishte një shprehje tipike e prapambetjes së thellë të atij institucioni dhe e paaftësisë për të bërë tjetër gjë, përveç veglës qorre të pushtetit të radhës. Baraj shprehu bindjen e tij se opozita është në të drejtën e tyre për të kërkuar informim më transparent për publikun shqiptar. Funksionari i PS-së i bëri thirrje drejtorit të TVSH-së të reflektojë seriozisht mbi këndvështrimin dhe gjuhën e përdorur në ekranin publik gjatë edicioneve skandaloze informative që ngjajnë si pamje të ngjyrosura të revistave televizive sovjetike.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›