Bogdani: Rama ka frikë nga mediat e lira
Partia Demokratike është përfshirë në debatin midis Partisë Socialiste dhe Radio Televizionit Shqiptar. Pas replikave të ndërsjella, PD-ja kundërshton kryetarin socialist. "Në rast se Televizioni Publik u jep kohë të barabartë partive kryesore të mazhorancës dhe minorancës, mediat e kontrolluara nga Rama, censurojnë jo vetëm Partinë Demokratike, por edhe qeverinë dhe Parlamentin e vendit", u shpreh Bogdani. Sipas tij, "Edi Rama është diktator i fjalës së lirë, sepse në mediat e kontrolluara prej tij censura shtrihet edhe për partitë e spektrit opozitar, të cilat nuk janë dakord me linjën e Ramës".