Histori me qen
Inaugurimi i Presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Obama, ashtu siç edhe pritej, u shoqërua me një sërë lëvizjesh të së ashtuquajturës klasë politike shqiptare. Shumëkush shpejtoi, posaçërisht në hapësirën kohore mes zgjedhjes dhe inaugurimit, të bëjë dy gjëra njëkohësisht: së pari të distancohet nga Bushi (i cili për shumëkënd, edhe pse Junior, u etiketua si i vjetër) dhe të shpalosë afinitetin ideologjik, botëkuptimor dhe madje edhe racor me Obamën. Ishte evidente ndërkaq se si këta shumëkusha u përpoqën që t‘i lidhin zhvillimet politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me zhvillimet e pritshme në Shqipëri.
Jo vetëm t‘i lidhin, por edhe të krijojnë paralelen sipas së cilës nëse Bushi iku, duhet të ikë edhe Berisha, kushedi pse, i përfytyruar si aleat personal i Bushit. Në një tentativë kundërpunkti, kryetarja e Parlamentit, Topalli, përmes zëdhënëses së saj, u dëshmoi shqiptarëve me fjalë se ndodhej ja, fare ngjitur me vetë Obamën, duke lënë të nënkuptohej se ishte e preferuara e administratës së re. Veliaj pretendoi se librin e përkthyer në shqip të Obamës, "Guximi për të shpresuar" (të cilit ai i kishte bërë redaktimin politik (??!!) do t‘ia jepte në dorë vetë atij, yllit të ri, Obamës. Thonë se për t‘i dhënë më shumë kolor takimit, paskësh marrë me vete edhe ndoca fotografi të tijat me familjarë të minoritetit rom në periferi të Tiranës, ku ai paraqitej i veshur me një bluzë ku emri "Obama" mund të lexohej që atje tutje.
Ndërkaq nuk vonoi Meta që të përcillte në eter lajmin se sapo kishte lidhur një kontratë bashkëpunimi me një kompani amerikane. Në një të përditshme shkruhej: "Kreu i LSI-së konfirmoi dje marrëveshjen me kompaninë amerikane ‘Greenberg Quinlan Rosner‘ për organizimin e fushatës zgjedhore dhe ruajtjen e votës. Pas takimit që zhvilloi me deputetë holandezë të Parlamentit Evropian, Meta dha detaje të marrëveshjes me kompaninë amerikane…". Ndërkaq, një televizion që ishte shqetësuar - me të drejtë - për djegien e makinës së Mero Bazes, nuk mungonte që të pyeste ambasadën amerikane se ç‘mendim kishte ajo në lidhje me ngjarjen në fjalë dhe sidomos në lidhje me rrethimin me policë të policisë "së shtetit" të redaksisë së gazetës "Tema".
Nuk munguan as shfaqjet euforike ku politikanët shfaqeshin me gjokse të mbushur me distingtivat me fytyrën e Obamës në gjokset e tyre. Të gjithë, pa përjashtim të gjithë ranë si në një amok të deklarimit të dashurisë së tyre me Obamën dhe me ambasadën në Rrugën e Elbasanit. Me ambasadorin përkatës, ca më shumë. Rëndom sheh nëpër ekrane politikanë që diçka i pëshpërijnë në vesh ambasadorit. Shumëkush, naivisht, mendon se ja, po i tregon "të pabërat" e kundërshtarit të cilat, pra këto "të pabëra", ky ambasadori do t‘ia përcjellë drejtpërsëdrejti jo tjetërkujt, por personalisht Barak Obamës.
Ndërkaq, ritmet e jetës politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hyrë në rrjedhën e tyre normale. Aktiviteti i Presidentit të ri sapo ka filluar të ndeshet me sfida që nuk duken aspak të lehta të përballohen. Megjithatë, shenjat për ndryshim, sipas shumë analistëve, janë shpresëdhënëse. Politikani i vetëm shqiptar që u përpoq të përcillte me korrektesë në publik mesazhet politike të ndryshimeve reale që po sillte Obama, Petro Koçi, u anashkalua thuajse tërësisht nga mediat dhe u la lehtësisht në harresë.
Reflektimi i asaj që Obama përpiqet të bëjë në politikën amerikane nga të ashtuquajturit liderë të politikës shqiptare nuk ekziston, ndërkohë që ekranet e botës janë mbushur me këto analiza, analiza të cilat normalisht shoqërohen edhe me refleksionet përkatëse. Politikanëve shqiptarë as që u interesojnë mesazhet që burojnë jo vetëm nga programi politik, por as nga aktiviteti praktik i Obamës. Ata, tashmë të rënë kokë e këmbë në një të ashtuquajtur "pragmatizëm", e shohin Obamën vetëm si burim përfitimi në fushatën që po afron. (Kujtojmë se të njëjtën gjë bënte Enver Hoxha teksa përcillte në hapësirat që gjithnjë e më shumë ftoheshin të hapësirës Arbëreshe, fotot me Josif Broz Titon, me Josif Visarionoviç Stalinin dhe me Çu En Lain së fundmi).
Por Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë dhe mbeten aleati ynë kryesor në procesin e ndërtimit të demokracisë dhe të integrimit të vendit në strukturat euroatlantike, do të më thotë ndokush, dhe kjo që po ndodh është veçse refleks i këtij interesi kombëtar. Që SHBA-të janë aleati ynë strategjik, kjo është e vërtetë sa aktuale aq edhe historike. Këtë aleancë nuk e zgjodhi e përcaktoi as Berisha, as Rama, por reaksioni sa intuitiv aq edhe logjik mbarëpopullor i shqiptarëve menjëherë pas rënies së komunizmit.
Pavarësisht shfaqjeve disi groteske, pritja që iu rezervua aso kohe Xhejms Bejkerit ishte dëshmi e këtij orientimi. Pyetja që lind është: sa të sinqertë (qoftë edhe me firon që pëson përdorimi i fjalës sinqeritet kur përdoret nga politikanët) janë këta politikanë teksa janë përfshirë në këtë garë të ethshme të demonstrimit të "dashurisë" së tyre ndaj Obamës? Sa i respektojnë ata parimet bazë të demokracisë amerikane? A do të ndodhte vallë, p.sh., që Berisha apo Rama të dëshmojnë atë respekt organik që demonstron Obama ndaj të ashtuquajturve "armiq", siç janë Bushi, Klintonët, MekKein etj., pra të pranojnë të punojnë përmes debatit të shëndetshëm me "kundërshtarët" dhe të ndryshmit dhe jo vetëm me kokulurit dhe dallkaukët? A janë ata në gjendje që të ndërtojnë një ekip bazuar jo mbi klanizmin primitiv ballkanik, por mbi aftësitë? A janë në gjendje ata që sikundër tha Obama, të angazhohen në ndërtimin e një shteti "funksional"?
Atëherë mbase edhe do ta meritonin një foto me cilindo President amerikan, dhe jo vetëm amerikan.
E gjitha kjo që po ndodh më solli ndërmend një histori që më tregonte para do kohësh ai miku im, i cili pretendon që shoqëritë e paformatuara, apo hibride, sikundër dëgjojmë të thuhet së fundmi, është e pamundur të gjykohen përmes sistemeve dhe doktrinave. Ato, këmbëngul ai, mund të shpjegohen përmes parabolave, që priftërinjtë tanë i quanin paravoli.
Ja historia:
Një djalë i kulturuar shqiptar bashkëjetonte në një qytet bregdetar shqiptar me një vajzë të shkolluar angleze, kam përshtypjen gazetare. Ajo paskesh sjellë me vete nga ishulli i largët edhe dy qen të racës labrador. Ishin dy qen të bukur, të fuqishëm të asaj race që përdoret edhe në shpëtimin e njerëzve në det, për shkak të marrëdhënieve të tyre shumë të mira me ujin. Djaloshi shqiptar, i ndjerë disi keq, shkon një ditë në fshatin e tij në Labëri dhe u kërkon barinjve t‘i dhurojnë një qen edhe atij. I dhanë qenin më të mirë që kishin. I madh, i fuqishëm, racë vendi, thënë shkurt nga ata qen që kur i ndesh në pyll i konsideron ujq, kur i ndesh në asfalt i konsideron qen. Filloi kështu bashkëjetesa e dy qenve labradorë me qenin vendas. Nuk dukej të kishte ndonjë problem të madh, me përjashtim të faktit se ky qeni i vendit, kur u hidhnin për të ngrënë, mbushte së pari barkun për vete, pastaj i lejonte dy labradorët që t‘i aviteshin ushqimit. Dhe diçka tjetër, nëse dy labradorët "merrnin komanda", domethënë u bindeshin të zotërve, ky vendasi bënte në kokë të vet. U përpoq djaloshi ta mësonte qenin e vet të merrte po ato komanda, por nuk ia doli. Kjo krijonte jo vetëm vështirësi në administrimin e tyre të përbashkët, por disi e vinte në siklet djaloshin shqiptar përballë mikes së tij angleze. Atëherë, duke u nisur nga një argument i thjeshtë, menduan se mbase do të ishte më e lehtë që qentë labradorë ta mësonin qenin tonë vendas. Organizuan një si shkollë (classes, u thoshte mësimeve ajo goca angleze), dhe labradorët u mësuan që komandat t‘ia përcillnin edhe qenit vendas. Kështu, sa herë që djaloshi lipsej që ta kthente qenin në shtëpi, ua kërkonte këtë dy labradorëve. Dhe ata e sillnin, kur me hir, kur me pahir. Por ai bindej, gjithsesi.