Një strategji e re për Rusinë
Moska është partner dhe konkurrent. Ne duhet të punojmë me rusët në çështjet, si lufta ndaj terrorizmit, por Moska sot është gjithashtu një fuqi nacionaliste revizioniste, që pëlqen t‘i përmbysë vlerat e Perëndimit dhe ndikimin e tij në kufijtë me Evropën. Rusia dëshiron ndryshime të mëdha në rregullat e sigurisë në Evropë dhe kjo dëshirë u nënvizua së fundi, kur Moska e shtyu Perëndimin të bjerë dakord me kartën e re të sigurisë evropiane, të propozuar nga Presidenti Dmitry Medvedev.
Rusia e konsideron sistemin evropian të sigurisë si NATO-centrik dhe të favorshëm për Shtetet e Bashkuara. Ajo beson se Perëndimi i shfrytëzoi dobësitë e saj në vitet ‘90 për të imponuar rregulla të padrejta. Liderët rusë haptas shpresojnë t‘i përçajnë Shtetet e Bashkuara nga Evropa dhe ta zvogëlojnë aftësinë e Perëndimit për t‘i mbrojtur vlerat e tij, të pengojnë zgjerimin e NATO-s dhe ta rilegjitimojnë sferën e ndikimit rus në shtetet fqinje. Hendeku ndërmjet vlerave të Perëndimit e të Rusisë, dhe mënyra e leximit të historisë më të re, sot është më i madhi që nga kolapsi i komunizmit.
E para, Shtetet e Bashkuara asnjëherë nuk janë përpjekur të poshtërojnë Rusinë në vitet e ‘90. Përkundrazi, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët kanë dhënë para dhe ndihma që nuk ishin dhënë që nga Lufta e Dytë Botërore. Sa i përket zgjerimit të NATO-s, duhet falënderuar Zotin që Aleanca u zgjerua në Evropën Lindore dhe Qendrore. Imagjinoni si do të ishte stabiliteti i Evropës sot, po të mos kishte ndodhur kjo. Që nga hyrja e vendeve të reja, NATO-ja nuk ka kryer asnjë stërvitje ushtarake të drejtuar kundër Rusisë, prandaj nuk pinë ujë fjalët se Rusia është e rrethuar me kërcënimet nga Perëndimi. Kështu vijmë te problemi kryesor. Atë që ne e shohim si histori suksesi, Rusia e sheh si sistem të drejtuar kundër saj.
Moska e sheh si ndërhyrje përkushtimin tonë për vlerat dhe normat që besojmë se janë themeli më i mirë për paqen dhe stabilitetin. Rusia asnjëherë nuk u bashkua me përpjekjet tona për të krijuar një sistem të ri bashkëpunimi të sigurisë, i cili do t‘i braktiste sferat e influencës dhe do të zgjeronte sigurinë në mbarë Evropën, duke përfshirë dhe Rusinë. Rusia do që t‘i çmontojë këto rregulla dhe t‘i rikthehet sferës së influencës, koncepteve që ne u druhemi, pjesërisht për shkak se besojmë se ato kanë ndihmuar të shkaktohen aq shumë luftëra dhe shkatërrime në të kaluarën.