Mazhoranca nis "pazaret" për aleancat parazgjedhore
Mazhoranca fillon bisedimet për aleancat parazgjedhore. Në kampin blu nisin pazaret për zgjedhjet e ardhshme, edhe pse deri tani nuk dihet qartësisht se cila do të jetë formula me të cilën partitë e vogla do të përfitojnë vendet që duan në Parlament.
Të vegjlit
Partia Agrare Ambientaliste mblodhi dje Komitetin e Përgjithshëm Drejtues për të diskutuar për zgjedhjet parlamentare të qershorit. Kryetari Lufter Xhuveli deklaroi se PAA-ja është në pritje të një ftese për koalicion parazgjedhor me Partinë Demokratike, së cilës partia e tij do t‘i përgjigjet pozitivisht. Xhuveli theksoi se sfida e agrarëve është përfaqësimi dinjitoz në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Republikanët kanë shprehur qartë dhe prerë vendimin e tyre se do të jenë përkrah Partisë Demokratike në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. PBDNJ, e cila bashkëqeveris me Partinë Demokratike, bëri me dije nëpërmjet kreut të saj, Vangjel Dule, se nuk do të bëjë aleanca parazgjedhore me asnjë parti, por do të vendosë pas zgjedhjeve.
Krahasimi
Në zgjedhjet vendore të vitit 2007, kryetarët e nëntë partive të djathta nënshkruan një marrëveshje për të bërë një aleancë parazgjedhore, duke e pagëzuar koalicionin me emrin "Aleanca e madhe". Vetëm pesë muaj para zgjedhjeve, formacioni i djathtë shkon i shkërmoqur drejt kërkimit të një mandati të dytë. Nga nëntë parti që ishin në vitin 2007, vetëm shtatë forca politike kanë shprehur mbështetjen e PD-së në votimit e 28 qershorit. Republikanët, legalistët, liberal demokratët, agrarët dhe Balli Kombëtar kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në koalicion. Partia Aleanca Demokratike dhe Lëvizja Demokristiane, megjithëse janë pozicionuar në krahun e djathtë, nuk e kanë thënë ende verdiktin final se cilën forcë do të mbështesin në zgjedhjet e këtij viti. LZHK, PDK dhe PBDNJ kanë deklaruar ndarjen përfundimtare nga Partia Demokratike, duke guxuar për t‘u përballur të vetme përballë elektoratit. Ndërsa Partia Demokratike Reformatore është shkrirë për shkak të rikthimit të Genc Pollos dhe Tritan Shehut në "shtëpinë e vjetër".
Koalicionet
Në prag të zgjedhjeve parlamentare, partitë politike po riorganizohen në katër grupime kryesore, PD, PS, LSI dhe formacioni politik i Spartak Ngjelës, Dashamir Shehit dhe Nard Ndokës. Megjithëse Kryeministri Berisha ka kërkuar një koalicion të zgjeruar parazgjedhor, e djathta ka pak gjasa të jetë më e bashkuar se në zgjedhjet lokale të 2007-ës. E vetmja parti e cila ka deklaruar mospjesëmarrjen në koalicionet parazgjedhore, është Partia e Bashkimit të të Drejtave të Njeriut, e cila si gjithmonë, do të inkuadrohet në aleanca, paszgjedhore. PBDNJ nuk ka pasur deri më sot në të gjitha ballafaqimet elektorale politike apo administrative aleanca parazgjedhore me forca të tjera politike. Është përballur e vetme dhe ka bashkëpunuar në aleanca paszgjedhore vetëm kur këtë e kanë kërkuar zhvillimet politike në vend.