E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barak Obama: Al Kaeda, nga Pakistani, sulm kundër SHBA

 

Presidenti amerikan, Barak Obama, gjatë fjalës së tij në Shtëpinë e Bardhë tha se gjendja në Afganistan po bëhet më e rrezikshme dhe Shtetet e Bashkuara nuk mund të lejojnë që Afganistani të bjerë nën kontrollin e Al Kaedës dhe talibanëve. Qëllimi i SHBA-së është të shpërbëjë dhe të mundë Al Kaedën në Afganistan dhe në Pakistan. Duke iu referuar gjendjes në Pakistan, presidenti amerikan tha se Al Kaeda po planifikonte sulme kundër SHBA-së. Barak Obama kërkoi nga Pakistani që të demonstrojë vendosmëri për zhbërjen e Al Kaedës brenda territorit të vet. Ndërkohë Obama ka theksuar se kufiri mes Pakistanit dhe Afganistanit është zona më e rrezikshme në botë për amerikanët. Obama vlerësoi se organizata terroriste është “një kancer që vret Pakistanin nga brenda”. “Nga vendet ku ata falen në Pakistan, militantët e Al Kaedës po përgatisin në mënyrë aktive sulme terroriste në territorin amerikan. Islamabadi duhet të tregojë vendosmërinë për të larguar Al Kaedën nga kufiri i vet”, tha Obama, duke kujtuar se 2008 ishte viti me numrin më të madhe të amerikanëve të vrarë në luftë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›