Barak Obama, jo vetëm president, por edhe ëndërr erotike për 40-vjeçaret
Barak Obama, pas suksesit si politikani më i preferuar dhe njëkohësisht figura më e preferuar mes presidentëve amerikanë, është kthyer në një simbol seksi. Që nga ëndrra amerikane Obama është bërë ëndërr erotike për amerikanet e mesomoshës. Në fakt, sipas të dhënave nga gazeta prestigjioze amerikane "New York Times", 40 dhe 50-vjeçaret ëndërrojnë të bëjnë seks me presidentin, për të cilin fizikisht dinë vetëm se bën palestër. Por joshja e familjes presidenciale nuk ndalet me kaq. Edhe zonja e parë, Michelle përbën një tërheqje në rritje për amerikanët. Në rubrikën online të Judith Uarner, e cila është e ngarkuar të mbledhë opinione mbi familjen presidenciale, në një sondazh të kryer nëpërmjet e-maileve, shumë nga lexueset dhe pjesëmarrëset në rubrikë tregonin se ëndërronin presidentin ndërsa bënte dush. "Shumë gra ëndërrojnë të bëjnë seks me presidentin. Në këto ëndrra ato marrin vendin e Michelle, ndonjëherë me ndjenja faji e ndonjëherë jo", komenton gazetarja. "Barak dhe Michelle duken një çift ku të dyve iu pëlqen të bëjnë seks dhe që bëjnë shpesh dashuri", ka shkruar një lexuese nga Los Anxhelos. Ndërsa një grua në Uashington, e cila në profesion është infermiere, ka marrë vendin e një vajze të përfshirë në Barak-mania të krijuar në fakt në shumë amerikane. "Në ëndërr unë isha një vajzë e Obamës, dhe kisha mundësinë të qëndroja në të njëjtën dhomë me të për herë të parë. Kishte kolltukë lëkure kudo dhe ai rrezatonte sensualitet të zi nga të gjitha poret. Buzët e tij ishin kaq mavi dhe seksi, sa dukej sikur vinte nga një tjetër botë. Unë afrohesha dhe më pas thosha diçka të gabuar. Dhe gjëja më e keqe ishte se kisha ndjesinë se ai as nuk më kishte parë që isha aty".