E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clooney me një romancë në “Millenium”

 

Krahas Eddy Murphy-t, një George Clooney regjisor, skenarist e aktor vjen në kinema “Millenium”, duke e  çuar në dy numrin e filmave, që shfaqen njëherësh në këtë ekran. Nëse gjatë seancave të paradites projektohet komedia familjare “Meet Dave”, mbrëmja do të propozojë për publikun një komedi romantike dhe mbresëlënëse. Bëhet fjalë për “Leatherheads” apo filmin që njihet në shtyp si përkushtimi i aktorit George Clooney për kolegen e tij, Renne Zellweger. Një histori e mrekullueshme dashurie që ofrohet në seancat e pasdites për tre ditë me radhë, të shtunë, të diel dhe të hënë dhe më pas do të kalojë në të gjitha seancat e ditës në kinema “Millennium”. Në qendër të filmit është Doxh Konolli, legjenda e futbollit amerikan, i cili është i vendosur për të çuar drejt stadiumeve të mëdha skuadrën e tij, por pasi ekipi humbet sponsorin dhe liga hyn në kolaps, Doxh bind Karter Radhërford, idhulli i kolegjit që të luajë me të. Nëse në fushë ata janë në të njëjtin anë, jashtë saj Konolli dhe Radhërford bëhen rivalë të fortë për të fituar zemrën e një gazetareje të bukur. Bashkë me Clooney-n në film luajnë aktorët John Krasinski, Renee Zellweger, Jonathan Price, etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›