Sfida më e madhe, pavarësia
Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç ka qenë i pranishëm në konferencën e Mynihut në Gjermani, e cila zhvillohet me temën e politikës së sigurisë në Ballkan dhe Kaukaz, ku nuk ka humbur rastin të kritikojë pavarësinë e Kosovës. Jeremiç tha para gazetarëve se në rajon nuk mund të ketë paqe dhe siguri pa bashkëpunimin e Serbisë, e cila qëndron në qendër të Ballkanit. “Eshtë shumë e rëndësishme që siguria në Ballkan të mos dalë nga vëmendja e ndërkombëtarëve dhe sfida më e madhe për këtë është pavarësia e Kosovës”, tha ai.